Gjyqi ndaj Salianjit, Berisha: Procesi me prova të manipuluara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar gjyqtaren e gjykatës së Apelit, Edlira Petri e cila ka në shqyrtim gjyqin të deputetit Ervin Salianji. Berisha e quajti procesin politik.

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se procesi gjyqësor ndaj deputetit Ervin Salianji është i stisur me prova të manipuluara. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Ervin Salianji si deputet denoncoi Agron Xhafajn, një i kërkuar nga drejtësia italiane, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg, si drejtues i rrjetit të Bolonjës, si trafikant i rrjetit ndërkombëtar të drogave të forta, i kërkuar në Venezuelë, i mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij, Fatmir Xhafaj. “Gazetarë kurajozë, guximtarë, faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa vazhdonte të ishte drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës. Se ai ishte i aftë të siguronte tonelata droge për tregun italian. Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritetet italiane të Geron Xhafës, të dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa drejtonte udhëheqjen e trafiqeve”, tha Berisha. Berisha tha se PD nuk do të lejojë e pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike, ndërsa përmendi disa emra zyrtarësh policie, duke paralajmëruar ndjekje penale për ta. “Do çojmë për ndjekje penale Ardi Veliun, ish-kryepolicin e Fierit, oficerët e turpshëm, që manipulojnë dhe falsifikojnë prova. Ndjekjen penale të Artan Gjermenit, të Petra Sadushit, që në verbëri zbatojnë vetëm urdhra politikë. Çështjen Salianji, PD do ta bëjë një çështje ndërkombëtare dhe nuk do të pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike”, u shpreh Berisha. Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg dhe do jetë Gjykata e Apelit që do vendos përfundimisht për çështjen.

Lexo edhe :  Reagimi i ambasadës së SHBA për zgjedhjet/ Berisha: Ishte përgëzim për popullin shqiptar

Protesta e 7 korrikut

Në vazhdim të procesit të përgatitjes së Partisë Demokratike për protestën e 7 korrikut, pasditen e sotme në selinë blu do të zhvillohet një takim i drejtuesve të Forumit Rinor me kreun e opozitës, Sali Berisha. Sipas kreut të FRPD, Belind Këlliçi aty do të diskutohet strategjia që do të aplikohet në protestë për të nxjerrë sa më shumë në pah problemet që shqetësojnë rininë shqiptare dhe do të bëhet thirrje për pjesëmarrje masive në protestë. Kryetari i Forumit Rinor Belind Këlliçi tha se: “Sot të rinjtë do të diskutojnë me Kryetarin e PD, Sali Berisha mbi problemet me të cilat përballen ata sot, motivimin dhe angazhimin e Forumit Rinor për pjesëmarrje sa më të madhe të të rinjve. Më 7 korrik të rinjtë protestojnë për të ardhmen e tyre dhe jo për partitë politike”.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV