Je zgjuar keq? Paske fjetur vetëm! Të rriturit flenë më mirë të shoqëruar sesa vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Shumica e njerëzve e dinë se gjumi ndikon në gjendjen e tyre mendore. Dhe ka një arsye kur themi për dikë që e shohim me humor të keq “është zgjuar në anën e gabuar të shtratit”.

Siç rezulton dhe nga kërkimet shkencore, ka mjaft të vërteta pas kësaj thënieje. Gjumi lidhet ngushtë me shëndetin mendor dhe emocional të individit dhe ka një lidhje me depresionin, ankthin, çrregullimin bipolar dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor. Vlerësohet se tek 300 milionë njerëz në mbarë botën që kanë depresion, rreth 75% e tyre shfaqin simptoma të pagjumësisë, pjesa tjetër e tyre vuan nga përgjumja e tepërt gjatë ditës dhe hipersomnia, duke fjetur shumë.

Me kalimin e kohës, mungesa e gjumit mund të çojë në probleme shëndetësore si diabeti, hipertensioni dhe shtimi në peshë.

Një sondazh i 2011 që përfshinte 7,428 të rritur të punësuar në Shtetet e Bashkuara gjeti një humbje vjetore prej 63 miliardë dollarësh në performancën e punës për shkak të pagjumësisë së punonjësve.

Ndërkaq, një studim i 2017 projektoi humbjet e përgjithshme financiare që lidhen me këtë problem duke sygjeruar 299 – 434 miliardë dollarë humbje në 2020 e duke parashikuar 330 miliardë deri në 467 miliardë dollarë humbje në 2030.

Si gjumi ashtu edhe shëndeti mendor janë çështje komplekse që preken nga një mori faktorësh, por, duke pasur parasysh lidhjen e tyre të ngushtë, ka arsye të forta për të besuar se përmirësimi i gjumit mund të ketë një ndikim të dobishëm në shëndetin mendor dhe mund të jetë një komponent i trajtimit të shumë çrregullimeve psikiatrike.

Si mund ta përmirësojmë gjumin tonë ? Duke evitur të flemë vetëm

Të rriturit që ndajnë një shtrat me partnerin ose bashkëshortin flenë më mirë se ata që flenë vetëm, sipas një studimi nga studiuesit në Universitetin e Arizonës të publikuar sëfundmi , 6 qershor 2022.
Rezultatet treguaan se ata që ndanin një shtrat me një partner shumicën e netëve raportuan më pak pagjumësi, më pak lodhje dhe më shumë kohë në gjumë sesa ata që thanë se nuk e ndajnë kurrë shtratin me një partner. Gjetjet treguan gjithashtu se gjumi me një partner shoqërohet me rezultate më të ulëta të depresionit, ankthit dhe stresit, si dhe mbështetje më të madhe sociale dhe kënaqësi me jetën dhe marrëdhëniet.

Lexo edhe :  Të rrëmbejmë armët! Po kundër kujt?

Ata që flejnë me një partner bien në gjumë më shpejt, qëndrojnë në gjumë më gjatë pasi bien në gjumë dhe kanë më pak rrezik për apnea të gjumit. Megjithatë, ata që flejnë me fëmijën e tyre shumicën e netëve kanë më shumë pagjumësi, rrezik më të madh të apneas së gjumit dhe më pak kontroll mbi gjumin e tyre.

Ndërkaq, fjetja vetëm u gjet se shoqërohej me rezultate më të larta të depresionit, mbështetje më të ulët sociale dhe kënaqësi më të keqe të jetës dhe marrëdhënieve.
Studimi i drejtuar nga Brandon Fuentes, studiues universitar në departamentin e psikiatrisë në Universitetin e Arizonës, përfshiu një analizë të të dhënave të mbledhura në studimin e Aktivitetit të gjumit dhe shëndetit, dietës, mjedisit dhe socializimit (SHADES) të 1007 të rriturve në moshë pune nga Pensilvania juglindore.

Ndërsa kërkimet janë ende në vazhdim për të kuptuar më mirë lidhjet midis shëndetit mendor dhe gjumit, provat e deritanishme tregojnë për një marrëdhënie të dyanshme. Çrregullimet e shëndetit mendor e bëjnë më të vështirë gjumin e mirë. Në të njëjtën kohë, gjumi i dobët, duke përfshirë pagjumësinë, mund të jetë një faktor kontribues në fillimin dhe përkeqësimin e problemeve të shëndetit mendor, e tashmë na duhet të marrim në konsideratë dhe sesi flemë e me kë flemë.
Një gjumë i mirë mundëson një aktivitet më të mirë të trurit që mundëson të menduarit, të mësuarit dhe një kujtesë më të mire dhe efekte të thella në shëndetin emocional dhe mendor.

“Kush tha që netët janë vetëm për gjumë”?- Marilyn Monroe

 

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV