Objektivat kryesore të Juventus në rast të shitjes së De Ligt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Matthijs De Ligt ka shprehur dëshirën për tu larguar nga bardhezintë dhe është në kërkim të një aventure të re. Më poshtë ju paraqesim disa emra të cilët mund te ishin zëvendësimet perfekte në rast të largimit te tij:

Gabriel Magalhaes, mbrojtësi 24-vjeçar i Arsenalit. Kërkesa e Topçinjve është e lartë, të paktën 40 milionë, por Juve mund të luajë për kartonin e Arthur, i cili ishte afër klubit londinez në merkaton e dimrit dhe që mund të futen përsëri në një negociatë të re.

Një talent i ri është Benoit Badiashile, i lindur në vitin 2001, i cili lulëzoi në Monako dhe tashmë është lideri i ri i mbrojtjes së monegaskëve dhe që e vlerësojnë të paktën 40 milionë euro.  Juve e ka ndjekur për disa kohë, si klubet e tjera të mëdha evropiane; e vetmja e panjohur mund të lidhet me përvojën dhe përshtatjen e Juventusit që do t’i kërkonte atij të mbante ne shpatulla një trashëgimi të rëndë si ajo e De Ligt. Në klubin e Principatës ai ka grumbulluar tashmë 119 paraqitje, përfshirë Ligue1, Champions dhe Europa Liga.

Aymeric Laporte, 28 vjeç, mbrojtës i Manchester Cityt dhe kombëtares spanjolle. Një profil i gatshëm, i kërkuar dhe i vlerësuar vazhdimisht nga Allegri .

Gleison Bremer, 25 vjeç. Braziliani nga Torino, mbrojtësi më i mirë i Serie A 2021/22, ka qenë në qendër të thashethemeve të tregut prej muajsh.

Kalidou Koulibaly, 31 vjeç, qendërmbrojtës, kapiten i Napolit dhe i kombëtares së Senegalit, me të cilen doli kampion i Afrikës në vitin 2022. Një tjetër mbrojtes me të ardhme në bilanc, i ndjekur nga afër nga bardhezinjtë.

Manuel Akanji, 26 vjeç, mbrojtës i Borussia Dortmundit dhe kombëtares së Zvicrës.  Gjithashtu dhe Inter ka shfaqur interes per të.

Nëse De Ligt do të largohej, Bianconerët mund të mendojnë për mbrojtësin e PSG-së, Presnel Kimpembe. Qendërmbrojtësi po largohet nga klubi parizien dhe mund të jetë një zgjidhje me largimin e holandezit. Mbrojtesi me ditëlindje i vitit 1995 bëri 41 paraqitje dhe 2 gola në sezonin e fundit me ekipin e drejtuar nga Pochettino.

Lexo edhe :  Befasi në Madrid, Vinicius del në shitje! Zbulohet shifra që kërkon Perez

Andrea Cambiaso, mbrojtësi italian 22-vjeçar, është një futbollist shumë i afërt me Juventusin. Klubi i Juventusit më pas do të mendonte ta kthente atë në huazim te Bologna për ta bërë atë të pjekur më tej pas sezonit të shkëlqyer të kaluar në Genoa.

Leandro Paredes, mesfushori 28-vjeçar argjentinas që mund te  largohet nga PSG. Juve po e ndjek nga afër dhe mund të jetë një përforcim i vlefshëm për mesfushën e Allegrit.

Domenico Berardi, 27 vjeç, anësori i Sassuolo. Ai ka qenë pranë Zonjës së Vjetër prej vitesh dhe do të përshtatej në mënyrë të përkryer me 4-3-3 që Allegri ka në mendje.

Filip Kostic, sulmuesi serb 29-vjeçar nga Eintracht Frankfurt, mezi pret të kalojë në Juventus. Vullneti i tij është i qartë prej disa javësh, ai pret vetëm një telefonatë nga bardhezinjtë. Negociatat me klubin gjerman janë ende në vazhdim dhe tregu i transferimeve të ngadalta të Juves nuk e lehtëson mbylljen e marrëveshjes. Do të duhet të presim edhe pak, pavarësisht vullnetit të qartë të lojtarit.

Timo Werner, sulmuesi 26-vjeçar gjerman, mund të largohet nga Chelsea për t’iu bashkuar Juves si një pjesë e marrveshjes në çështjen De Ligt. Për Allegrin do të ishte një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv me çështjen Morata ende në det të hapur. Pengesa kryesore është paga e lojtarit që fiton 10 milionë euro në sezon te Chelsea.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV