8 korrik 1935/ Lazër Mjeda, kleriku që raportoi krimet serbe në Vatikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lazër Mjeda, lindur në Shkodër më 1869, klerik katolik dhe mbrojtës i çështjes kombëtare. Ai ishte vëllai i poetit Ndre Mjeda. Me 6 gusht të vitit 1891 u shugurua meshtar në kapelën e Seminarit Papnor të Shkodrës; shërbeu si famullitar në Plan, Pog e Mëgullë në Pult. Bortoi vjersha që këndohen ende sot nga fshtararët vendas. Me 20 janar të vitit 1901 u shugurua ipeshkëv i Sapës dhe qe ndër ma të rinjtë nga mosha. Si ipeshkëv ndërtoi shumë struktura kishtare si dhe krijoi e ndërtoi shkolla, si: në Dajç, ku mësoi për do kohë vëllai i tij Dom Ndre Mjeda, i cili administronte atë famulli kishtar; pastaj shkollën e Hajmelit të Iballës. Së bashku me të vëllain dom Ndreun krijoi Shoqninë Letrare “Agimi” e cila botoi tekstet shkollore të asaj kohe. Më 1909 u emërua Arqipeshkëve i Shkupit, ku hapi shumë shkolla nëpër fshatra dhe punoi për lulëzimin e fesë e të kulturës në atë krahinë; ngriti struktura kishtare e i pasuroi, si dhe zbukuroi Kishën Katedrale të Prizrenit të Zojës Ndihmëtare. Gushtin e 1920 për shkak të veprimtarisë patriotike, u burgos nga serbët bashkë me parinë e Pejës dhe të Prizrenit për shkak të veprimtarisë së çetës së Drenicës. Gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, Lazer Mjeda ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm. Raporti i Lazër Mjedës do t’i shërbente publicistit vjenez Leo Freundlich për librin “Golgota e Shqipërisë” (1913). Ai themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin “Rruga e Shelbimit”. Lazër Mjeda u nda nga jeta mbasditen e 8 korrikut 1935 në Shkodër.

 

 

Të fundit

Të prezantojmë me produktin kozmetik më të përfolur të momentit

Blush-i është produkti që nuk i mungoi asnjë sugjerimi grimi gjatë këtyre muajve. Në çdo ndryshim sezoni dhe trendesh,...

Presidenti i Iranit vdiq në aksident me helikopter, po kush do ta zëvendësojë

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe shoqëruesit e tij, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, janë gjetur të vdekur në vendin ku u rrëzua...

Banka e Shqipërisë “mbyll dyert” për kreditë e shpejta, nuk do ketë licenca të reja

Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndërmarrë një qasje të shtrënguar ndaj dhënies së licencave të reja për institucionet financiare të mikrokredive të shpejta....

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë, mbështetja financiare…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep mundësinë që ne të...

Nga bashkëpunëtori i krimit tek ëngjëlli mbrojtës

Nga Ilir Yzeiri Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa...

Lajme të tjera

Web TV