“Do të fus bombën në gojë”, kërcënoi kreun e SPAK, Prokuroria pushon hetimin ndaj të riut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një hetimi intensiv, prokuroria e Tiranës u tërhoq nga hetimet ndaj një të riu, dhe ka kërkuar në gjykatë pushimin e çështjes mbasi akteskpertiza vërtetoi se ai vuan nga çrregullimi bipolar.

24-vjecari kërcënoi në twiterin e Ambasadës Amerikane, kryeprokuroin e SPAK, Arben Kraja, dhe referimi u krye nga agjensia e antiterrorit në Tiranë.

“Do të fus bombën në gojë ty dhe do t’i bie familjarët në arkmort nëse nuk vazhdon të mos veprosh ndaj SHISH”– shkroi 24-vjeçari ne twitterin e ambasadës të publikuar në datën 25 tetor 2021 dhe ky u vlerësua si një kërcënim për shefin e SPAK.

Nën dyshimet se ky shtetas kishte vepruar edhe herë të tjera në rrjetet sociale antiterrori i kërkoi prokurorisë ta hetojë shtetasin në fjalë për kanosje për shkak të detyrës.

Megjithatë një aktekspertizë e mjekësisë ligjore vërtetoi problemet e shëndetit mendor të të riut që lidhen me dëmtimin e sferës të të perceptuarit.

Pavarësisht kësaj sipas dosjes që iu tregua Top Channel 24-vjeçari komentoi në llogarinë e ambasadës mbasi ishte ankuar ndaj një sërë institucionesh kryesish ndaj shërbimit sekret dhe antiterrorit që sipas tij e akuzojnë se është agjent i CIA .

I riu përsëriti para prokurorisë se kërkonte që shërbimi sekret vendas të hetohej nga SPAK dhe BKH, ndërsa këmbënguli : Jam kundër marrjes së kësaj dëshmie nga vartësit e Gledis Nanos që më herët ka dashur të më arrestojë kur ishte në krye të antiterrorist.

Dosja për pushimin e hetimeve është dorëzuar në gjykatën e Tiranës dhe nuk është hedhur ende në short, prej nga ky gjyqtari do vendosë nëse do ta pushojë apo do ta kthejë pas për hetime të mëtejshme.

Të fundit

Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria,...

Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që...

Italia nis hetime ndaj Mark Zuckerbeg për shkelje në Whatssap

Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton...

E kafshoi qeni në organet gjenitale, ish-futbollisti i Barcelonës humb ndeshjet evropiane

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur futbollistit spanjoll Carles Perez, i cili ka përfunduar në spital në Greqi si pasojë e një situate...

3 vite në qeli nëse përdor flakadanë në stadium

Draft-projekti për Kodin e Ri Penal ka shkaktuar shumë reagime kritike nga profesionistët dhe radhët e drejtësisë, si dhe figura të ndryshme publike nga...

Lajme të tjera

Web TV