Pse bie shi sardelesh në San Francisko?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse po planifikoni një pushim pranë San Franciskos këtë verë, mos harroni të merrni dhe një çadër dhe nëse parashikimi i motit premton diell. Në fakt, prej gati një muaji, popullsia e Zonës së Gjirit, zona metropolitane bregdetare në qendër të së cilës ndodhet Qyteti i Artë, po përballet me një fenomen të çuditshëm: shiun e açuges, një lloj sardeleje. Prej ditësh shumë banorë kanë gjetur kopshtin, ose çatinë e makinës ose shtëpisë së tyre, të mbuluar nga dhjetëra peshq nga gjiri aty pranë. Arsyeja? Mund të duket kurioze për këto kohë të ngrohjes globale, por kjo lidhet me temperaturën e ulët të ujërave bregdetare të San Franciskos.

Siç ndodh shpesh në këto raste, dëshmitë e para për fenomenin e shiut të açuges erdhën nga rrjetet sociale, veçanërisht nga Reddit , ku gati një muaj më parë disa përdorues po diskutonin për rastet e para të shiut të açuges, duke lënë të kuptohet se ishte një sfidë në TikTok. Në të njëjtat ditë, blogu i Laboratorit të Gjeokimisë dhe Ekologjisë së Peshkut Otolith , një laborator kërkimor i Universitetit të Davis, publikoi një përditësim në të cilin paralajmëroi se sezoni i ardhshëm i çeljes së açugeve do të ishte veçanërisht i pasur. Arsyeja? Këtë vit, të paktën tani për tani, temperatura në ujërat e Gjirit të San Franciskos është më e ulët se mesatarja e stinës dhe kjo ka shkaktuar një fluks të lëndëve ushqyese nga thellësitë e detit falë fenomenit oqeanik të ngritjeve të masave të mëdha të ujit nga era.

Kjo është një festë për pelikanët, pasi aq shumë açuge, do të thotë aq shumë ushqim sa nuk ishin parë në gji prej vitesh. Dhe shumë açuge nënkuptojnë gjithashtu shumë grabitqarë të tjerë mund të festojnë me kënaqësi. Nga plazhet përreth San Franciskos ka dhjetëra dëshmi të grumbullimeve të papara ndonjëherë të shpendëve të detit, veçanërisht pelikanit. Ata janë pothuajse të ngopur nga bollëku i ushqimit dhe kur përpiqen të kapin sa më shumë açuge, hasin probleme në transport dhe herë pas here disa prej tyre i shpëtojnë sqepit dhe bien në tokë. Kjo shpjegon shiun misterioz të peshqve, i cili po gëzon edhe kafshët e tjera vendase, duke përfshirë gjitarët detarë (balena, delfinët, derrat, luanët e detit) që frekuentojnë gjirin.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV