Shqiptari e goditi 7 herë me thikë, ish-gruaja zgjohet në spital: Ku janë fëmijët e mi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ku janë fëmijët e mi? Si janë”? Këto janë fjalët e para të 26-vjeçares shqiptare, e cila u plagos me thikë nga ish-partneri në La Spezia të Italisë.

E reja, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ndodhet në spital. Ajo është ende në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Gjëja e parë që u interesua kur u bë e vetëdijshme në spital ishin fëmijët. Siç shkruajnë mediat, ka qenë avokati që e ka njoftuar që ata janë mirë, por e reja shqiptare ka vazhduar të qajë për disa minuta.

Ndërkohë, autoritetet arrestuan ish-burrin e saj, Sokol Begaj, 37 vjeç. Javën e kaluar ai mori një thikë dhe e goditi ish-partneren në një autobus, mes personave të tjerë, duke i terrorizuar të gjithë ata. Avokati i shqiptarit ka thënë për mediat se Begaj është në gjendje të vështirë psikologjike dhe nuk kupton se çfarë ka ndodhur. Sipas hetimeve, vetëm një ditë para ngjarjes, Begaj dhe 26-vjeçarja kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve.

Mësohet se shqiptari e goditi të paktën 7 herë me thikë ish-gruan. Por çfarë ndodhi që situata shkoi deri në këtë pikë?

Sipas mediave italiane, harmonia në çift kishte marrë fund prej disa kohësh. Ish-gruaja denoncoi Begajn për dhunë në familje. Kjo bëri që të ndërhynin punonjësit socialë të cilët i besuan fëmijët të ëmës. Muajt e fundit, Begaj ishte përpjekur që të gjente një kompromis me ish-gruan. E enjtja ishte dita e madhe! Ata u paraqitën në një studio ligjore dhe ranë dakord për gjithçka. Fundjava alternative dhe vizita gjithnjë e më të shpeshta nga babai për fëmijët.

Sipas avokatëve gjithçka ishte gati për ta çuar marrëveshjen në gjykatë. Por këtu mësohet se Sokol Begaj është shtruar në spital mbrëmjen e së enjtes. Bëhet fjalë për probleme psikologjike, por kjo nuk konfirmohet zyrtarisht. Pas daljes nga spitali, Begaj ka shkuar të vizitojë prindërit që i ndodhen në të njëjtën zonë ku ndodhi plagosja. Në apartament me gjyshërit ishte edhe djali i vogël, ndërsa i madhi ishte në një kamp veror. Mësohet se ish-gruaja është informuar dhe ka shkuar pranë shtëpisë së ish-vjehrrëve. Por ajo nuk është ngjitur në banesë, pasi ka pasur një përplasje të ashpër verbale me Begajn.

Lexo edhe :  U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Pjesa tjetër është ajo që raportuan mediat dhe që për pak nuk u kthye në tragjedi. Sokoli zbriti shkallët me shapka dhe pa këmishë. Në dorë kishte një thikë kuzhine. Gruaja u përpoq të largohet dhe mes britmave kërkonte ndihmë. Por askush nuk e dëgjoi. Ajo tentoi të ngjitej në një autobus, por burri e kapi dhe e plagosi disa herë. Njerëzit brenda në mjet u tmerruan nga pamjet. Ajo u shpëtua nga disa persona të cilët i gjetën disa peshqirë dhe i shtypën plagët për të shmangur gjakderdhjen.

Ndërkohë Sokoli u kthye në shtëpinë e prindërve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Disa minuta më vonë do të arrestohej nga policia. Pritet që ditën e sotme të mësojë masën e arrestit me burg. Ndërkohë gjykata deri më tani ua ka besuar kujdestarinë e fëmijëve përkohësisht gjyshërve nga babai. Ndërkohë e ëma është shprehur mes lotësh nga spitali se kur të bëhet më mirë nuk do t’i lërë më kurrë.

Të fundit

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Lajme të tjera

Web TV