Çmimet në Shqipëri më lirë se jashtë, Leli thirrje qytetarëve nga Kosova: Ejani në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i ka bërë thirrje shqiptarëve nga Kosova që të vizitojnë bregdetin e Vlorës për këtë sezon veror.

Në një intervistë në Radarin Informativ në Abc Leli tha se Vlora është vendi që përfshin të gjitha fashat e çmimeve dhe se ofron mundësinë  për të bërë pushime të lira, pa shpenzuar shumë para.

Ndërsa theksoi se çmimet në Shqipëri janë më lirë se jashtë vendit.

“Do ishte mirë të kishte më tepër lëvizje. I bëj thirrje qytetarëve nga Kosova të vijnë në Vlorë. Do të doja shumë që Vlora të flasë shqip. Sigurisht kam vërejtjet e mia për restorantet dhe hotelet pavarësisht çmimeve të larta që mund të ketë tek tuk, pushimet këtu bëhen më lirë se kudo tjetër. Ka hotele për ata që duan të harxhojnë shumë dhe për ata që duan të harxhojnë pak.

Që nga nesër do shkoj te hotelet që ofrojnë çmime të lira për ti promovuar. Vlora është shumë e shtrenjtë për ata që dua të harxhojnë dhe e lirë për ata që duan të kursejnë. Vlora është vendi ideal që ka të gjitha fashat e çmimeve. Çmimet në Shqipëri janë më lirë se kudo tjetër”, u shpreh Leli.

Ndër të tjera Leli u ndal edhe te pastërtia e detit në Vlorë. Ai tha se në Vlorë nuk janë raportuar raste të infeskioneve nga plazhi, duke pohuar se deti atje është i pastër,

“Vlora është një vend që absolutisht ka problem, por pas përfundimit të një investimi shumë të mirë janë bërë shumë përmirësime në kanalizimet e qytetit. Unë personalisht me familjen time bëj plazh këtu në Lungomare.

Nuk janë raportuar raste infeksioni nga plazhet e Vlorës. Vlora është vendi që i ka të gjitha plazhet, me rërë e me gurë, ka Adriatikun dhe Jonin”, tha Leli./abcnews.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV