Goli i Xhixhës nuk mjafton, Tirana i thotë lamtumirë aventurës në Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka humbur në “Air Albania” me rezultatin 1-2 ndaj Dudelange.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, por Tirana realizoi një ndeshje fantastike në ato 45 minutat e para. Shumë raste të humbura në të cilat nuk arritën të gjenin dot golin. Gjithashtu pati edhe tensione nga ana e ekipit shqiptar pasi kishte pakënaqësi ndaj vendimeve të gjyqtarit spanjoll.

Pjesa e dytë nisi keq për Tiranën, ku në minutën e 49-të ishte Bojic i cili zhbllokoi sfidën. Shpresat e Tiranës u shuajtën në minutën e 61-të, pasi Sinani shënoi edhe golin e dytë për Dudelange të Luksemburgut.

Tirana arriti të shënojë golin e parë në minutën e 78-të me anë të Xhixhës, nga një aksion tepër i bukur dhe një finalizim i jashtëzakonshëm.

Kartonat e verdhë nuk kanë munguar gjithashtu, ku gjyqtari kryesor nuk i ka kursyer.

Pas eliminimit nga fazat eliminatore të Champions League, Tirana do të ndeshet në Conference League në turin e dytë përballë Zrinjski.

Të fundit

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine...

Jorida Tabaku jep alarmin: Shqiptarët po humbasin…

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në platformën “Facebook”, shprehet e indinjuar duke thënë se as turizmi...

Çmimi i arit prek rekorde të larta historike

Çmimi i arit ka prekur një nivel tepër të lartë historik, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes një pasigurie ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV