‘Halabake rrugësh’/Bushati: Ja pse Iliri dhe Monika sulmojnë reformën në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazhoranca i është përgjigjuar akuzave dhe sharjeve të opozitës në adresë të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Deputeti Ervin Bushati thekson se Gjonaj, po sulmohet, pasi është një ndër personat kyç të Reformës në Drejtësi.

“Ministrja Gjonaj është përgjigjur në mënyrë dinjitoze, nuk kam përgjigje. Mund të kishte ngritur shumë padi të tjerë, por i ka dhënë këtë përgjigje. Presidenti nuk është koherent.

Nuk ka pse i hyn detajet të merret me ministren, kur merret me Gjykatën Kushtetuese, kështu ai zhvlerëson qëllimin e tij. Më vonë ai mund të kalojë edhe te një drejtor, te një deputet, dhe kjo nuk është serioze”, tha Bushati për News 24.

Sa i përket gjuhës së ashpër të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila e quajti ministren një “halabake rrugësh”, Bushati u shpreh se një gjuhë e tillë nuk duhet të ekzistojë për politikanët.

E kam thënë dhe unë njëherë termin “Beslidhja e re”, ndaj dhe i bie ta quajmë falsifikator edhe Presidentin. Do doja të dija qëndrimin zyrtarë të opozitës për këtë çështje. E tha dhe vetë që nuk është dinjitoze të flasësh me atë gjuhë, ndaj dhe nuk kam pse ta komentoj.

Gjonaj bën detyrën e saj, është një nga personat kyç të Reformës në Drejtësi, ndaj dhe goditet më shumë. Reforma në Drejtësi është e paprecedentë, fëmijët tanë do ndihen krenarë, sepse është një nga reformat më të thella që ka parë bota. Jemi i vetmi vend në botë që e kemi në Kushtetutë Komisionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kemi një trup të huaj ndërkombëtare që veton gjyqtarët e prokurorët, dhe këtë e kemi bërë me vetëdije të plotë.

Pra, Reforma në drejtësi është arma jonë më e fortë, patjetër që do të kishte sulme. Më vjen keq që në këtë rast i takon një zonje të nderuar dhe të suksesshme, sa i përket punës. Më vjen keq që përdoren këto terma, që s’duhet të jenë fare terma të politikanit”, u shpreh deputeti i PS.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV