Mjeku shqiptar s’do 6000€ rrogë në Gjermani: Më mirë vij punoj atje për 600€

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjek shqiptar i Kosovës i ndodhur me punësim në Gjermani ka bërë xhiron e mediave me deklararën e tij. Ai ka thënë se rroga e një psikiatri-psikioterapeuti, shkon nga 15.000-20.000€ ndërsa ajo e një specialisti 6000€.

“Një specialist fillon diku me 6 mijë euro bruto në muaj, por me taksa, prej 6 mijë mbesin diku 3 mijë e 500 euro. Pjesa që mbetet pastaj ka shumë shpenzime tjera, edhe shpenzimet e specializimit kushtojnë mjaft shumë. Në rastin tim, psikiatër-psikioterapeut, përfshin 15 deri në 20 mijë euro, varësisht cilën pjesë e merr përsipër klinika me e pagu”,-deklaroi Pepshi.

Liri Pepshi ka rrëfyer se se të punosh mjek në Kosovë dhe të marrësh 600€ është më mirë se të punosh në Gjermani dhe të paguhesh 6000€. Kjo pasi puna është shumë intensive dhe oraret janë të tejzgjatura.

Tutje mjeku kosovar tha se në Gjermani ia vlen të shkohet për specializim, por u shpreh skeptik për të vazhduar punën atje, për shkak të punës intensive dhe orarit të tejzgjatur.

“Ia vlen sa i përket specializimit, domethënë me u mësu me metoda të reja, më mësu zhvillimin modern të mjekësisë, mirëpo pjesa e rrogës, është e mirë, nuk është e keqe, mirëpo puna është shumë intenzive, orari është zyrtarisht deri në ora 5, por janë shumë të rrallë ata mjekë që e kryjnë punën në ora 5”,-tha ai ndër të tjera.

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV