E rëndë në Vlorë/ 17-vjeçarja hidhet nga kati i katërt i shtëpisë së pushimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku e mitura kishte shkuar për pushime. Ajo është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihet nëse ishte për pushime me familjen apo miq të saj, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV