Korrik 1799/ Franca dhe Britania në sherr për pllakat e lashta të Egjiptit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në korrik të vitit 1799, një gur i shkruar u gjet nga kaptiteni francez Pierre-François Bouchard gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt. Guri u zbulua nga dheu në fshatin Roshid (Rosetta). Eshtë një pllakë gur granit i zi, ku janë gdhendur tre mbishkrime apo tekste të njëjta, por në 3 gjuhë të ndryshme. Guri Rosetta iu dorëzua trupave britanike në 1801. Shkencëtarët mendojnë se guri ka qenë monument në formë ylli, i ngritur pas kurorëzim të mbretit Ptolemeut V, për të themeluar kultin hyjnor të sunduesit të ri. Dekreti për këtë monument u lëshua nga një kuvend priftërinjsh në Memfis. Data e dekretit është dhënë si “4 Xandicus” në kalendarin e Maqedonisë së lashtë dhe “18 Meshir” në kalendarin egjiptian, date që përkon me 27 mars 196 pes.

Viti është shpallur si viti i nëntë i mbretërimit të Ptolemeut V dhe kjo është konfirmuar nga emrat e katër priftërinjtë që shërbyen në të njëjtin vit, përfshi Aëtus bir i Aëtus, i cili ishte prift i kulteve hyjnore të Aleksandrit të Madh. Ylli prej graniti të zi është shkruar në “gjuhën e perëndive” (hyeroglife); “gjuhën e dokumenteve” (demotike); dhe “gjuhën e grekëve” (përdorur nga dinastia Ptolemeu). Tempulli ku u vendos guri u shkatërrua ndoshta rreth vitit 392, kur perandori romak lindor Theodosi urdhëroi mbylljen e të gjithë tempujve pagane ose jo të krishterë. Me kalimin e kohës, pllaka e shkruar (përmasat e së cilës nuk dihen saktësisht) u thye, copat u morën nga banorët për ndërtime, dhe ‘Guri i gjetur në Roshid apo Rosetta është një pjesë e mbetur prej tij. Guri Rosetta ruhet në muzeun britanik dhe është një nga objektetet më të vizituara. Përkthimi i parë i plotë i tekstit greqisht u shfaq në vitin 1803. Megjithatë kaluan 20 vjet para se përkthimi i teksit egjiptian (hyeroglif) u njoftua nga Jean-François Champollion në Paris në 1822; dhe u desh më gjatë para se studiuesit të ishin në gjendje për të lexuar me besim mbishkrimet e lashta. Që nga zbulimi, Guri Rosetta ka qenë në qendër të rivaliteteve për zotërim midis Francës dhe Britanisë, dhe që nga viti 2003, edhe Egjipti ka dalë me kërkesat e veta për kthimin e gurit.

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV