Ish-zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda fiton lirinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit në shtëpi, ndaj ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda. Kjo e fundit iu drejtua me kërkesë GJKKO-së, për shuarje mase, pasi i ka përfunduar dënimi.

Pas shqyrtimit, gjykata, pranoi kërkesën e Vodës duke shuar masën e sigurisë ndaj saj. Ish ministria në prill të këtij viti u dënua nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me 10 muaj burg.

Ish-zyrtarja e lartë u shpall fajtore për “ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Voda u shpall fajtore për shkak se kishte pranuar vlera monetare për të ndikuar në punësimin e Beut në ministri.

Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mes Vodës, Florinda Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar tre takime në shkurt- mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës. Ato janë përgjuar teksa flisnin për dhënien e nja zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durrës, teksa i japin zv.ministres një aparat celular.

Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk.

Të fundit

“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te...

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë kritike: Britania e Madhe, nën udhëheqjen...

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u...

Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i...

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe e paimagjinueshme. Për fat kanë...

Lajme të tjera

Web TV