Spiropali: Shqipëria dhe RMV po kthehen në shtëpinë e tyre drejt BE-së!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përshëndetur miratimin e propozimit francez nga Maqedonia e Veriut.

Në një postim në Facebook, Spiropali thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Europian.

Sipas ministres, ky vendim është edhe një përgjigje për skeptikët, për të cilët shprehet se shpifjet dhe “klithmat” e tyre do harrohen sëshpejti.

Postimi i Elisa Spiropalit:

Do kthehemi në shtëpi! Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian. Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë. Shqipëria po bëhet. Edhe për inat të tyre. Edhe për të mirën e tyre dhe të gjithëve. Forca Shqipëri, me Ty gjithmonë!

Të fundit

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas...

Këshilli Bashkiak: Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë shqiptare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit...

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League. Blutë e Dinamos do të...

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit, e...

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë...

Lajme të tjera

Web TV