“Loja s*ksuale” në hotelin luksoz/ Humb jetën një 40-vjeçar, gruaja plagoset rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë britanik ka ndërruar jetë dhe një grua që besohet se është partnerja e tij është plagosur rëndë, pasi thuhet se një ‘lojë seksi’ ka shkuar tmerrësisht keq.

Ka qenë një shërbyese dhome në një hotel luksoz prej 350 paund nata në Firence të Italisë, që ka ngritur alarmin pasi gruaja britanike i ka kërkuar ndihmë. Ndërkohë gruaja ishte e mbuluar me prerje dhe mavijosje.

Mjekët ndihmës nxituan në hotelin me katër yje në qendër të Firences dhe gruaja u dërgua në spitalin Careggi aty pranë, ku raportohet se është në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.

Çifti thuhet se janë agjentë imobiliare nga zona e Mançesterit. Gazeta italiane “La Nazione” raporton: “Ndër hipotezat që ende duhet të konfirmohen nga hetuesit është ajo e një sherri mes dy turistëve që kulmoi me dhunë”.

Pushuesit e tjerë në hotel thuhet se kishin kontaktuar recepsionin për “bërtitje dhe goditje” që vinin nga dhoma e çiftit.

40-vjeçari britanik që vdiq, mësohet se ka pësuar një “krizë” teksa merrte pjesë në një lojë seksuale me partneren e tij 43-vjeçare.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV