Masakra e Fushë-Krujës/ Prokuroria kërkon të pyesë Ramazan Rrajën dhe Endrit Doklen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja nga masakra e së dielës në Fushë-Krujë. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për ‘News24’ deklaroi se emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Lala tha se në sajë të një shkrese që disponon News24, që mban firmën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kërkohet marrja në pyetje e Ramadan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja. Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit.

Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. Në pyetje kërkohet që të merret Fatjon Murati edhe Gentian Reçit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Endrit Dokles.

“Sipas një shkresë që disponon News24, që mban firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, kërkohet marrja në pyetje e Ramazan Rrahjës. Emri i tij është vendosur me kartelë në sistemin TIMS dhe në momentin që ai rezulton të hyjë apo të dalë, duhet të ndalohet. Ai dyshohet se ka dijeni për vrasjen apo të autorëve të ngjarjes. Prokuroria e Krujës, kërkon marrjen në pyetje të Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit, miqve të Rrahjes. Ata janë me kartelë në sistemin TIMS. Do të duhet të japin përgjigje dhe Gentian Recit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuara para një viti, ku Brilant. Në pyetje kërkohet të merret dhe Fatjon Muratit dhe Endrit Dokles, një ish-i dënuar me burgim të përjetshëm. Dokle ai ndodhet me lirim me kusht. Ai ka lidhje krushqie me Gentian Reçin dhe Xhelal Reçin. Personat e sipërcituar rezultojnë të jenë jashtë vendit, ndaj dhe prokuroria dhe Policia ka shpallur emrat e tyre me kartelë në sistemin TIMS. Por ka pasur dhe raste kur persona janë të regjistruar se ndodhen jashtë vendit, por mund të jenë në Shqipëri. I vetmi person që mund të ketë lidhje mek ngjarje është Gentian Reçi, pasi kanë përplasje familjare me Martinajn.”, tha Lala në raportimin e saj.

Të fundit

Kosova dështoi në Konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si...

Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë

  Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht...

Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të zhdukur

Një minator ka vdekur, pesë janë të zhdukur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një tërmet me magnitudë 4.1 në Rancuaga të...

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Trump, tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, kush janë vendet e prekura të Ballkanit

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV