Qeveria miraton hartën e re gjyqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harta e re gjyqësore është miratuar këtë të enjte në mbledhjen e qeverisë, njoftoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Tashmë, në vend do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë. Manja tha se ndryshimet do të bëhen të ndara në disa faza.

“Është miratuar harta e re gjyqësore, 13 gjykata të shkallës së parë, 1 të apelit dhe 2 administrative. E rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi. Është produkt i një grupi ekspertë vendas e ndërkombëtar. Implementimi i hartës me faza. Harta e re gjyqësore ka disa risi, do bëjë shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarëve, do ulë kostot, ajo që kemi sfidë është që këtë fazë tranzitore, do e shfrytëzojmë si periudhë edukimi të qytetarëve për gjykatat e reja.

Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata të shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jenë Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë”, tha Manja.

 

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV