Laçi barazim pa gola në Moldavi/ Gjithçka vendoset në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laçi ka barazuar 0-0 me Petrocub në Moldavi, në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League.

Situata për ekipin e Shpëtim Duros do vështirësohej shumë në minutën e 28-të. Spahiu bën një ndërhyerje naive ndaj kundërshtarit, me kryesorin që nuk heziton t’i japë kartonin e dytë të verdhë, çka përkthehet në përjashtim nga loja. Me interes pritet pjesa e dytë.
Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.

 

Petrocub do e niste pjesën e dytë me mjaft dëshirë. Në minutën e 53-të, provon Sandu, por Dajsinani është në vendin dhe kohën e duhur.

Ekipi nga Kurbini, në inferioritet numerik e kishte të vështirë të dilte përpara, përveç ndonjë aksioni sporadik. Minutat kalonin dhe shifrat mbeten të pandryshuara. Skuadra e Tabanov rrit presion, por sërish në të 75-tën, Dajsinani u mohon golin.

Të vetdijshëm se kjo sfidë mund të zgjidhej edhe personalisht, një inkursion fantastik i Mentor Mazrekaj për pak sa nuk përfundoi me fund të lumtur. Goditja e tij shkon shumë pranë rrjetës, duke të krijuar iluzionin e golit.

Në minutën e 82-të, Velkovski largon topin në vijën fatale, me Laçin që është me fat.

Kualifikimi mbetet i hapur dhe gjithçka do vendoset pas pak ditësh.

Të fundit

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra...

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajme të tjera

Web TV