Mëngjes tronditës për Turqinë, 8 viktima nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu deklaroi se si pasojë e tërmetit që goditi qytetin Khoy në Iran, në rajonin Başkale të qytetit Van të Turqisë sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 8 persona.

Në një konferencë për media në Qendrën e Koordimit AFAD në qytetin Elazığ, ministri Soylu rikujtoi se rreth orës 08:53 sipas kohës lokale në qytetin Khoy të Iranit u regjistrua një tërmet prej 5.9 ballë, raporton Anadolu Agency.

Termet Turqi Fjala.al
Termet Turqi Fjala.al

“Sipas vlerësimeve dhe informacioneve që kemi marrë aktualisht nuk vërehet ndonjë situatë negative në qytetin Hakkari, por jemi informuar se ka pasur humbje të jetëve dhe shembje në fshatrat Kaşkol, Güvenlik, Gelenler dhe Özpınar në rajonin Başkale të qytetit Van. Menjëherë pas kësaj kemi informuar presidentin lidhur me situatën në 4 fshatrat e tronditur si pasojë e tërmetit që ndodhi në qytetin Khoy të Iranit”, tha Soylu duke shtuar se:

Bëhet fjalë për shembje, kryesisht të shtëpive. Janë vënë në gatishmëri komuna dhe prefektura Van ndërsa një pjesë e ekipeve tona të AFAD kanë mbërritur në fshatrat në fjalë. Më saktë kanë mbërritur fillimisht në fshatin Özpınar dhe janë duke mbërritur edhe në fshatrat e tjerë”, tha Soylu duke theksuar se qyteti Khoy në Iran është në kufi me qytetin Hakkari dhe rajonin Başkale të qytetit Van.

“21 persona janë plagosur”

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, lidhur me tërmetin që ndodhi pranë kufirit Turqi-Iran tha se janë plagosur 21 të persona tjerë.

Ministri Soylu tha se kanë marrë informacione se nëpër fshatra ka njerëz nën rrënoja. “Sipas informacioneve, pas tërmetit që ndodhi në Iran, në qytetin Van humbën jetën 7 qytetarë tanë, mes të cilëve 3 fëmijë dhe 4 të rritur. Informacionet tregojnë se 6 prej tyre në fshatin Özpınar dhe një në fshatin Güvenlik. Në spital janë dërguar 5 persona të plagosur. Janë në vazhdim punimet e shpëtimit dhe heqjes së rrënojave. Informacionet që marrim nga terreni do t’i ndajmë me opinionin publik. Sipas informacioneve që kemi marrë nga Ministria e Jashtme, nga Irani deri më tani nuk është bërë ndonjë kërkesë për ndihmë ndërkombëtare”, tha ai.

Të fundit

“Skenar horror” për Zvicrën, presidentja kthehet duarbosh nga Washingtoni

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter është kthyer në atdhe pas negociatave të pasuksesshme mbi një marrëveshje tregtare me Shtetet e...

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale autobusat e linjave në kryeqytet. Kjo...

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si...

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Lajme të tjera

Web TV