E frikshme/ Gropa 13 metra hapet në pishinë dhe përpin 32-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident tragjik ka ndodhur në Izrael kur një gropë 13 metra e thellë u hap dhe gëlltiti një burrë. Pas incidentit makth, i cili ndodhi në një festë të një kompanie në një vilë 40 km në juglindje të Tel Avivit, dy persona u ulën në bankën e të akuzuarve.

Viktima ishte një punonjës i kompanisë 32 vjeç . Dy të arrestuarit ishin një çift rreth të 60-tave, pronarë të shtëpisë me pishinën fatale. Ata akuzohen për shkak të vdekjes nga pakujdesia.

Pamjet nga videot, që qarkullojnë në rrjetet sociale, të lënë pa frymë teksa fiksojnë momentet e panikut dhe përpjekjet për të shpëtuar të riun fatkeq.

Të ftuarit e festës shikojnë momentin e dramës. Ata habiten teksa papritmas shohin një burrë duke ikur prej tyre.

Gjithçka shpaloset në një sekondë dhe para se të kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodh, të ftuarit e festës janë përballur me tronditjen.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, shpëtimtarëve iu deshën katër orë për të arritur tek viktima , Kleel Kimi, në një thellësi prej 13 metrash.

Një burrë i dytë ra në gropë, por nuk u thith nga gropa dhe më në fund u shpëtua me lëndime të lehta.

Në festë, sipas raportimeve, ishin 50 persona, ndërsa në momentin e dramës gjashtë ishin në pishinë.

Papritur, uji filloi të tërhiqej dhe gropa u hap. Pronari i shtëpisë dyshohet se e ka krijuar pishinën pa lejen e nevojshme, ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Të fundit

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci...

Takimet speciale me eskorta, Policia e Burgjeve nis kontrollet!

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në burgjet e vendit, ku të burgosurit janë kapur me celularë si dhe takime speciale me eskotra dhe modele të...

Riaktivizohen zjarret në Drenovë të Mallakastrës, zjarrfikësit në terren

Ditën e djeshme forcat zjarrfikëse arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, por mësohet se vatra është aktivizuar sërish. Burimet për median...

“Ka shkelur djersën e Adriatik Lapajt”, themeluesi i Nisma Thurje sulmon Endri Shabanin

Bashkëthemeluesi i Nisma Thurje, Napolon Laska, i ka dedikuar një shkrim në Facebook kreut të kësaj partie, Endri Shabani, duke shkruar se ky i...

Qeveria miraton vendimin, hapet pika e kalimit kufitar në aeroportin e Vlorës

Këshilli i Ministrave ka miratuar hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë nisjes së qarkullimit ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV