Vendimi i Kushit: Kush ka kryer vepra penale ndaj të miturve nuk ka vend në arsim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Arsimit Evis Kushi tha se kushdo që ka kryer vepra penale ndaj të miturve nuk do të kenë asnjë mundësi të hyjnë në institucionet arsimore. Kushi tha se nuk do të lejojnë asnjë lloj pozicioni brenda mureve të institucioneve arsimore që mund të ketë kryer çdo lloj vepre penale ndaj të miturve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka shprehur angazhimin se ligji për krijimin e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale, do të zbatohet me korrektesë në të gjithë sistemin arsimor. “Ajo që ëhstë shumë e rëndësishme lidhet me angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve tona arsimore jo vetëm për ta zbatuar këtë ligj me korrektesë, por për ta reflektuar atë në të gjitha aktet tona ligjore, nënligjore, rregullatore, udhëzimet e gjithçka tjetër”, u shpreh Kushi. Ajo tha se qëndrimin si institucione arsimore e kanë shprehur edhe më herët. Vitin e kaluar duke u nisur nga një rast konkret që shkaktoi zemërim në opinionin publik, Kushi firmosi një udhëzim që i ndalon të gjithë individët e dënuar më parë për kryerjen e çdo lloje vepre penale ndaj të miturve dhe ndaj institucioneve arsimore, për të aplikuar dhe konkurruar për mësues. Menjëherë pas udhëzimit Ministria e Arsimit, u angazhua edhe për iniciativa të tjera ligjore për të garantuar akoma më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve. “Dhe për këtë arsye, menjëherë sapo filluam punë për rishikimin e ligjit për arsimin parauniversitar para disa muajsh, ligj i cili aktualisht është në konsultim publik me të gjithë aktorët e sistemit, ne kemi shtuar një nen në ligj, i cili përcakton qartë që këta persona nuk mund të ushtrojnë as profesionin e mësuesit, por as edhe një pozicion tjetër në institucionet tona arsimore, pavarësisht edhe rehabilitimit të tyre”, u shpreh ministrja. Nëpërmjet ligjit të ndryshuar të arsimit parauniversitar, Kushi tha se nuk do të lejojnë as drejtorë, as mësues, as punonjës të shërbimit psikosocial, as mësues ndihmës, as një lloj pozicioni tjetër brenda mureve të institucioneve tona arsimore që mund të ketë kryer çdo lloj vepre penale ndaj të miturve. “Do të punojmë akoma më shumë që figura e mësuesit të përcjellë virtyte, të përcjellë siguri, vlera, të përcjellë integritet moral dhe ligjor. Ne këtë nuk do ta bëjmë vetëm me anë të ligjit, por natyrisht ne kemi edhe mjete të tjera, shërbimin psikosocial në shkolla, oficerët e sigurisë, projekte, aktivitete ekstra-kurrikulare për t’i informuar nxënësit për rreziqet që u kanosen atyre brenda dhe jashtë mureve të shkollës”, theksoi Kushi.

Të fundit

Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit...

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Lajme të tjera

Web TV