Nga masakra në Fushë-Krujë, te atentati në Milot/ Si po eliminohet grupi i Ervis Martinaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda pak ditësh, vendi ynë u trondit nga dy ngjarje të rënda kriminale, që u morën jetën 4 të rinjve.

Më 17 maj, u vranë me breshëri plumbash Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Mbrëmjen e djeshme, pas rreth 100 plumbash të derdhur mbi ta, u vra Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Ibrahimi.

Por duket se këto ngjarje të rënda kanë një lidhje me njëra-tjetrën. 46-vjeçari Ylli Ibrahimi, dyshohet se ka lidhje me Ervis Martinaj, një emër shumë i njohur për policinë, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës. Por, po ashtu Martinaj ka miqësi edhe me 3 viktimat e Fushë-Krujës.

Duket se kundërshtarët po vrasin një nga një bandën e Martinajt, teksa, në gusht të vitit 2019 është tentuar të vritet dhe vetë ai. Kur në Tiranë u ekzekutua ish-polici Santiago Malko, në hetimet e SPAK nënvizohet se plani ishte edhe vrasja e Ervis Martinaj. Për këtë vrasje, u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg. Në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizim dhe ekzekutimin e Malkos.

Ndërsa në 13 nëntor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohet Erigers Mihasi, i cili njihej si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në Audin e bardhë, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek.

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV