Ministri pi ujë nga lumi për të treguar se është i pastër/ Sëmuret e dërgohet në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bhagwant Mann, ministër kryesor i rajonit të Punxhab, u dërgua me helikopter në New Delhi pasi piu ujë të ndotur nga lumi Kali Bein.

Në pamje shihet Mann që merr një gotë ujë nga lumi i pisët dhe e pi me shpejtësi, në videon që është bërë virale.

Një ditë pasi piu ujin atij raportohet se i nisën dhimbjet e barkut dhe u shtrua në spitalin Apollo Indraprastha në Sarita Vihar.

Doktorët thanë se Mann kishte krijuar një infeksion dhe po trajtohej nga një grup i shumëfishtë mjekësh.

Sipas të përditshmes New Indian Express, ministri më pas kishte kryer disa testime dhe ishte lënë i lirë të dilte nga spitali.

Reagimet ishin të ndryshme në rrjet, ku shumë thonin se uji i lumit është i kontaminuar me mbetje, por të tjerë mbronin se sëmundja e lehtë e ministrit tregonte se infeksioni i tij nuk ka ardhur nga uji i lumit por vetëm nga “frika” se diçka e tille do te ndodhte.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV