S’iu ‘bind’ Berishës, Zhupa tregon pse shkoi në Kuvend për betimin e Presidentit Begaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy deputetë të grupit të partisë Demokratike nga grupimi i Sali Berishës, nuk i janë bindur ‘urdhrit’ të këtij të fundit, duke marrë pjesë në ceremoninë e të Presidentit të ri, Bajram Begaj në Kuvend.

Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa ishin deputetët e vetëm nga grupimi i Berishës që ishin prezentë në Kuvend.

Deputetja Zhupa tha se procesi i zgjedhjes së Presidentit ishte i njëanshëm, por nuk donte që ta paragjykonte Bajram Begajn në ditën që betohej. Ajo tha se ky është vendimi i saj personal dhe Berisha është në dijeni.

Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm. U nis dhe u mbyll në kryesinë e PS, ndryshe nga ç’e meritonte procesi. Ishte i kapur dhe i kontrolluar nga mazhoranca. Megjithatë, mendoj se nuk duhej ta paragjykoja Presidentin që sot betohej. Shpresoj të jetë në lartësinë që kërkon pozicioni dhe do të jetë mbi palët. E kisha si detyrë edhe si deputete që të respektoja Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretojë edhe qeverinë e PD-së. Ne nuk kemi pasur mbledhje grupi, pro nëj qëndrim zyrtar të PD dhe deputetët marrin vendimet e tyre. Berisha është në dije të prezencës time sot këtu”, tha Zhupa para gazetarëve.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV