Sulmi kibernetik në Shqipëri/ Reagon Anonymous: Kujdes, më e keqja nuk ka mbërritur ende

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i hakerave shqiptarë Anonymous Albania ka lëshuar një deklaratë duke komentuar sulmin kibernetik që goditi e-albanian dhe AKSH-in.

Hakerat shqiptarë i bëjnë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit të kenë kujdes e-mail-at që ju vijnë me PDF, ata ju sugjerojnë që para se të hapet file PDF duhet ta dërgojnë dërgojeni atë forward me një email tjetër dhe e hapin me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.

“Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malëare. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA) që u infektua me këtë lloj virusi nga hakerat (TSB). Pra atëherë eksperti IT-se me “diplomim fallco” ka hapur PDF jo një link si të thonë ekspertët, sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdes. Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashtu siç patën te AKSHI.”

Në fakt një nga shërbimet qeveritare on line që nuk është rikthyer ende, është ai i e-maileve me gov.al nga ku mendohet se ka nisur sulmi. Hakerat që sulmuan Shqipërinë pak ditë më parë publikuan edhe letra dhe shkresa zyrtare të nisura nëpër institucione me këto e mail. Publikimi është bërë një nga faqe web e cila nuk është e aksesueshme nga Shqipëria.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV