Pse u shkarkua Ahmetaj? Vangjeli zbulon çfarë ndodhi mbrëmë në Kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimin për të shkarkuar Arben Ahmetajn si zëvendës të tij, kryeministri Edi Rama e ka marrë mbrëmjen e kaluar, sapo Ilir Meta dorëzoi Presidencën te Bajram Begaj, ka zbuluar analisti Lorenc Vangjeli.

Në studion e ABC Live, Vangjeli tha se ende pa mbaruar festa e inaugurimit të kryetarit të ri të shtetit, Rama bëri mbledhje në Kryeministri dhe njoftoi ndryshimin në kabinet. Analisti thekson se Rama nuk do t’i shkruante Ilir Metës deri në 24 korrik dhe kështu bëri.

“Ceremonia vazhdonte ende në oborrin e pasëm. Dje është bërë mbledhja dhe është komunikuar një gjë e tillë. Zoti Rama ka rrëfyer vendimin e tij për të bërë dyshime në kabinet. Është sërish data 24 korrik. Dhe po në të njëjtën kohë për shumë arsye çfarëdo që të ndodhte Edi Rama nuk do ti shkruante Ilir Metës deri në 24 korrik. Është lexuar disa gabim lëvizja. Në këtë lexim të gabuar të tij ndikon edhe njeriu i jashtëzakonshëm. Dëgjova Berishën që shpesh është racional, sot ndërtoi sërish një gjë të tillë”, tha Vangjeli.

Ndërkohë, që ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama e shkarkoi Ahmetajn për ta ndihmuar të arratiset, Vangjeli thotë se lexohet ndryshe. Sipas tij, vendimi i Ramës është politik dhe ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm të PS.

“Lëvizjet e Ramës lexohen në krejt tjetër. Është ajo që do të ndodhë në vjeshtë. Por ka të bëjë me arsye politike. Ndryshe nga doktori mendon kryetarja e LSI, që këtë emër e ka përjashtuar nga kjo përgjegjësi. E shikoj doktorin konseguent në atë që thotë. Doktori shikon atë që i intereson. Lëvizjet e Ramës kanë të bëjnë me ekuilibrat e brendshëm në PS. Rama është i vetëdijshëm që pas dështimeve në rrugët e integrimit, pati një progres spektakolar për çeljen e negociatave. Situata në selinë rozë nuk është qa rozë”, tha ai.

Lexo edhe :  Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri mendon ndryshe. Ai thotë se Ahmetaj është i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe kjo dosje që ndodhet në SPAK do të marrë me vete edhe shumë emra të fortë.

“Ne e dimë që ka një dosje shumë të fortë në SPAK. Zoti Ahmetaj është një nga protagonistët. Këtu është një grup shumë i madh personash. Dosja do të marrë me vete disa figura të tjera shumë të forta politike”, tha ai.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV