“Prisni dhe shikoni”/ Parashikimi i Ngjelës për politikën: Do ketë ngjarje dramatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në politikë, të cilat kanë qenë të vrullshme.

Në një shkrim në faqen e tij në Facebook, Ngjela është ndalur fillimisht te ndryshimi i emrit të LSI dhe kalimi i saj në Partia e Lirisë, që do të drejtohet nga Ilir Meta.

“Si ka mundësi që shqiptarët të votojnë parti të blera që drejtohen nga burri te gruaja e tij, e pastaj, nga gruaja te burri i saj”, shkruan ai.

Avokati është ndalur më tej edhe tek shpallja non grata nga Britania për Sali Berishën, ndërsa parashikon se këto muaj do të jenë dramatikë për politikën.

E plotë nga Spartak Ngjela:  

Gruaja e Metës ia la partinë e quajtur LSI Metës.

Si ka mundësi që shqiptarët të votojnë parti të blera që drejtohen nga burri te gruaja e tij, e pastaj, nga gruaja te burri i saj.

Kjo është një komedi historike, por për Metën është preludi i tragjedisë së tij.

Ka frikë. Por si mund të ketë frikë një i pafajshëm nga goditja me ligj, si shkelës i tij?!

Këta muaj do jenë me ngjarje dramatike.

Por, aktorët e kësaj drame që do t’i gëzojë shqiptarët, janë vetëm dy: Berisha dhe Meta.

“Janë binjakë të lindur nga vjedhja e shtetit dhe shqiptarëve”, ky është vargu popullor që po dëgjohet sot.

Meta iku, thonë shqiptarët, Saliu po tjerr lesh gënjeshtrash se e nxori nongrata edhe Britania.

Më duan shqiptarët, thotë Saliu dhe gëzohet në jerm me 2 mijë të blerë.

Edhe Meta po kështu tha: “edhe mua më duan shqiptarët”.

Kurse nëpër lokalet e Tiranës klientët që e panë në ekran, qeshnin se e dinin që ky fliste për të blerët e tij.

Lexo edhe :  Taulant Balla i kujton fiqtë Lalit? Një kod sekret me aromë politike...

Por, Saliu na tha dhe që ai po mbronte Shqipërinë dhe shqiptarët nga Perëndimi.

Kështu thonë edhe radikalët islamë.

Por, kështu tha edhe Enver Hoxha: “po mbroj Shqipërinë dhe shqiptarët nga degjenerimi Perëndimor dhe nga Amerika”.

Por në fakt…

Në fakt këta të dy Berisha dhe Meta nuk kanë  shpëtim, se kanë vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe janë të kapur nga ligji. Por tani janë në jerm që të dy.

Kurse opinioni publik shqiptar po pret ndërhyrjen e politikës amerikane me pyetjen: edhe sa kohë do të na duhet të presim për të ndëshkuar vjedhësit e mëdhenj të shqiptarëve?

Ok. Unë mendoj se koha ka ardhur. Por, prisni dhe shikoni!

Të fundit

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se...

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e tij është kritike pasi mjekët...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

Lajme të tjera

Web TV