Basha i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Metës: Mbështes tubimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Basha i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Metës për të marrë pjesë në tubimin e 2 marsit për mbrojtjen e Kushtetutës.

Ai shprehet se duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje për mbrojtjen e Kushtetutës në mënyrë që vendi të bëjë hapa para.

Basha thotë se thirrja e Presidentit është për qytetarët shqiptarë, pa dallim nëse janë të majtë ose të djathtë.

 “Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa.

Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta.

Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!

Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.

Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta.

Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur”, shkruan Lulzim Basha në postimin e tij në Facebook.

Të fundit

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në...

40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në...

Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Nga bregdeti i Sarandës, në Shqipërinë e mesme dhe deri në veri të saj, gjithnjë e më shpesh dëgjohet një shqipe me theks të...

Aksident në aksin Elbasan – Ish-Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan – Ish Metalurgji. Sipas burimeve për media, një automjet ka përplasur një...

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se ndaloi...

Lajme të tjera

Web TV