Reagimet për Metën si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, përgjigjet Autoriteti i Dosjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Dosjeve ka reaguar pas deklaratës së bërë më herët nga Partia e Lirisë, ku kërkohej që të sqarohej nga ky institucion se kush është personi I.M., që përflitet se bëhet fjalë për Ilir Metën, gjë e cila mohohet nga kjo parti.

Në një reagim zyrtar, Autoriteti i Dosjeve deklaron se “fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik”.

Statusi i plotë:

“Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit doli me njoftim zyrtar më 26 korrik, mbi problematikat në verifikimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve, funksionarëve të lartë publikë dhe të zgjedhurve qendrorë e vendorë, informacione që iu përcollën, me propozimet përkatëse, Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë kësaj kohe, kanë qarkulluar shumë interpretime mbi informacionin e përcjellë nga institucioni. Autoriteti përgënjeshtron lajmet që referojnë vendime dhe dosje të shtetasve të ndryshëm, (si ai nr. 227, datë 27.05.2022) pjesë e punës së përditshme, të publikuara rregullisht në faqen zyrtare.

Institucioni fton të gjithë të interesuarit të ndjekin rrugën ligjore për informim, bazuar në ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe ligjin nr. 45/2015, i ndryshuar. Të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur. Autoriteti verifikon me përgjegjësi profesionale çdo pretendim mbi materiale të referuara apo kërkuara. Aktualisht, institucioni po trajton për përgjigje kërkesat për informim mbi njoftimin e datës 26 korrik.

Lexo edhe :  "Ramën e masak*ruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris"

Autoriteti nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën, bazuar në ligjshmëri, transparencë, mbrojtje të së drejtës për jetë private dhe të dhënave personale, mbrojtje të të dhënave që përbëjnë informacion të klasifikuar dhe bashkëpunim mes institucioneve shtetërore.

Institucioni është në pritje të ndryshimeve ligjore të propozuara, për të kryer kërkimet dhe verifikimet përkatëse për rastet, që do të marrin kohën e tyre të trajtimit. Rastet e referuara Kuvendit nuk janë objekt verifikimi, për shkak të pengesës ligjore të cituar më herët”, thuhet në reagimin e Autoritetit të Dosjeve.

Të fundit

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Lajme të tjera

Web TV