Vendi në prag të luftës, qindra protestues pushtojnë Parlamentin në Irak (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër i madh protestuesish kanë pushtuar gjatë orëve të fundit ambientet e Parlamentit të Irakut duke kundërshtuar kandidatin për kryeministër të paraqitur nga partitë në maxhorancë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se personat që kanë pushtuar Parlamentin e Irakut janë mbështetës të liderit shiit Muqtada al Sadr, të cilët kundërshtojnë emrin e kandidatit për kryeministër të propozuar nga partitë e tjera shiite në Irak.

Ekspertët e sigurisë e kanë cilësuar këtë një situatë shpërthyese për Irakun nëse mbështetësit e Al Sadr nuk tërhiqen nga Parlamenti pasi kjo mund të sjellë ndërhyrjen e grupeve të tjera dhe gjërat mund të shkojnë në një përplasje të armatosur në vendin e shkatërruar nga lufta sektare gjatë dekadës së fundit.

Iraku ka qenë një ndër shtetet ku lufta sektare mes shiitëve dhe sunitëve ka shkaktuar një numër të madh viktimash pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit.

Të fundit

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Lajme të tjera

Web TV