“Niveli shumë i ulët”/ Arjan Çani: Shumica e shqiptarëve vetëm hanë, pinë dhe flenë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një emision publik gazetari Arjan Çani ka deklaruar se shumica e njerëzve në Shqipëri janë bazikë dhe nuk informohen.

Ndër të tjera gazetari mendon se pjesa më e madhe e shoqërisë janë nivel i ulët sikundër pjesa që lexon dhe informohet.

“Unë them, që me përjashtim të disa banorëve që jetojnë në qendrat e qyteteve kryesore, mund të gjesh njerëz që lexojnë pesë libra, informohen, janë të shqetësuar për botën, jo vetëm për hallet e tyre.

Pjesa më e madhe, më rezulton që niveli i shoqërisë është shumë i ulët.

Njerëzit, shumica e tyre, dhe kjo nuk është fyerje sepse nuk është faji i tyre, shumica janë njerëz totalisht bazikë, që ngrihen në mëngjes, kur kanë punë bëjnë një punë, hanë, pinë, dhje*in dhe flenë. As nuk informohen dhe as nuk shohin çfarë ndodh në botë. Këta janë pafund.”

Çani thotë se fundjavat në Dajt janë plot me njerëz që shkojnë të hanë mish. Ai deklaron se këta njerëz kanë moto vetëm funksionet bazike të jetës dhe i quan njerëz të nivelit të ulët në shoqëri.

“Po si e shpjegon ti këtë ngrënie mishi në fundjavë, është masive…. Nuk bëj shaka. Të ftoj këtë fundjavë, pimë një birrë në Dajt. Të shtunën nuk mbërrin në Dajt, bëhet rradhë me kilometra.

Ka pafund lokale dhe nuk kalon dot atje. Kur kam parë këtë skenë, pyeta policin, cfarë ka ndodhur? Më tha polici, Arjan nuk ka gjë, kështu është cdo fundjavë, sepse shkojnë hanë mish të pjekur në Dajt. Nuk kaloje dot.

U tremba vëlla. Imagjinova numrin e madh të qingjave dhe kafshëve të shkreta që duhet të theren cdo fundjavë. Imagjino edhe në Durrës, që ikin edhe për peshk.”

Të fundit

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në...

SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

Administrata Trump po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani pas sulmeve ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane. Sipas NBC, që citon dy zyrtarë të...

Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Një 48-vjeçar, i cili kishte mbjellë 1000 bimë kanabisi përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, është arrestuar. Në pranga ka rënë Eduart Gjikoli, i cili u arrestua për veprat...

22 qershor 1911/ Në në Westminster Abbey kurorëzohen George V dhe Mary of Teck

Më 22 qershor 1911, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Westminster Abbey, George V dhe bashkëshortja e tij, Mary of Teck, u kurorëzuan...

FOTO/ Armando Broja shijon pushimet çift në SHBA, sulmuesi është i pandarë nga Sindi

Edhe pse Armando Broja nuk është përfshirë në listën e Çelsit për Botërorin e Klubeve ai ka vendosur që të udhëtojë drejt SHBA. Por...

Lajme të tjera

Web TV