“Kounde është këtu”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato verore dhe zyrtarizimi i Kounde tek Barça janë kryefjala e mediave sportive për ditën e sotme. Barcelona mbylli transferimin e francezit për një shumë prej 50 milionësh plus 10 milionë si bonuse.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

“Nëntë objektiva që janë ende të mundshme”, me këtë titull hapet gazeta madrilene “AS”. Madridi po mendon të nënshkruajë me një sulmues nëse Mayoral, Asensio ose Ceballos largohen.
Prima Pagina AS 29/07/2022“Mundo Deportivo” ka shkruar “Nënshkrimi i pestë”. Barça dhe Sevilla njoftojnë marrëveshjen për transferimin e Koundé, vetëm në pritje të vizitave mjekësore dhe nënshkrimit. Barça për momentin lider në investimet në treg me 158 milionë euro.
Prima Pagina Mundo Deportivo 29/07/2022“Milan, ja ku jam” është titulli i italianes “La Gazzetta dello Sport”. Është koha për të mbyllur transferimin e De Ketelaere, i cili ka qënë në pritje për disa kohë.
Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 29/07/2022Edhe katalanasja “Sport” është fokusuar tek transferimi i fundit i Barçës dhe shkruan “Koundé është këtu”.
Prima Pagina Sport 29/07/2022“Transferimet e reja do të duhet të presin” është titulli i prestigjozes “Marca”. Ancelotti respekton kampionët e Europës dhe e shtyn Madridin e ri për pas Superkupës. Ai u shpreh: Duhet të keni parasysh ata që fituan finalen në Paris.
Prima Pagina Marca 29/07/2022E përditshmja franceze “L’Equipe’ e ka kthyer fokusin tek Formula 1 dhe ka si titull kryesor kampionin në fuqi Max Verstappen “Unë dua më shumë”. Për pilotin holandez, të bëhej kampion bote nuk ishte një ëndërr, por ai tani dëshiron të kurorëzohet përsëri dhe të thyej çdo rekord.
Prima Pagina L'Equipe 29/07/2022“Faleminderit Seb, zemër e kuqe” është titulli i “Quotidiano Sportivo”. 4 herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni. Një legjendë absolute që do i mungojë këtij sporti.
Prima Pagina QS Sport 29/07/2022“Unë dhe Dybala pa xhelozi” shkruan në titullin kryesor “Corriere dello Sport”.
Sulmuesi anglez Tammy Abraham ka folur në një intervistë ekskluzive për Romën e re që po lind: “Në këtë Romë ka vend për dy mbretër. Zgjedhja më e mirë e jetës sime ishte të vija këtu. Dua të shënoj më shumë se vitin e kaluar”.Prima Pagina Corriere dello Sport 29/07/2022

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV