Lustracioni/ “Grupi Basha””, ligj për të nxjerrë Berishën nga politika  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nismën për rishikimin e ligjit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, grupi i deputetëve që njihet si mbështetës i ish-kryetarit Basha, mund të synojë nxjerrjen e Berishës nga politika. Çfarë propozojnë demokratët dhe klauzolat që mund të prekin Berishën. Vetë Berisha, në deklartata e fundit, pas “shpalljes” së Ilir Metës ish-sigurims, ka kërkuar miratimin e ligjit të Lustracionit.

 Pas publikimit të një dosje ku dyshohet se implikohet ish- Presidentin Ilir Meta si pjesë të sigurimit të shtetit, Partia Demokratike dhe Partia Socialisite po nxiton të propozojë ndryshime ligjore për pastrimin e figurës. Krahu i djathtë po tregon më shumë vigjilencë për të bërë ndryshimet në ligj për të larguar nga politika njerëz të cilët i kanë shërbyer regjimit të Enver Hoxhës. Dhe i pari nga demokratët që e këkroi këtë ishte Enkelejd Alibeaj. Grupi i deputeteve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj po harton një paketë të plotë ligjore para nisjes së sesionit të ri parlamentar për përjashtimin nga politika të këtyre personave. “Partive dhe organizatave politike iu ndalohet edhe propozimi i kandidatëve për anëtarë të pushtetit legjislativ dhe vendor, përfshirë pozicionin e kreut të shtetit, nëse gjatë veprimtarisë së tyre propagandojnë regjimin totalitar komunist dhe/ose përdorin simbole të tij. Lustracioni duhet të jetë akti përfundimtar për ndarjen njëherë e mirë nga e shkuara e errët e komunizmit dhe t’i japë fund njëherë e mirë zgjatimeve të diktaturës në politikë, qeveri, drejtësi, e jetën publike të Shqipërisë“, tha Pampuri. Lëvizja e grupimit të Alibeaj duket jo vetëm në të njëjtën linjë por ka të njëjtin qëllim me atë të paralajmëruar nga Kryemnsitri Edi Rama, i cili kërkon të ndërhyjë në ligjin e dekriminalizimit për t’i dhënë fund karrierës politike të personave që kanë mbajtur pozicione partiake në systemin diktatorial. Nismë e mazhorancës dhe grupimit që mbështet Alibeaj duket që synon të prekë jo vetëm Sali Berishën por edhe politikanin me inicilalet I.M që ka rezultuar në dosjet e ish sigurimit të shtetit. Nën akuzë publike është vendosur ish-presidenti Ilir Meta, të cilit demokrati Agron Gjekmarkaj i sugjeron të bëjë transparente vetë dosjen e tij. “Ai duhet të kërkojë që nëse ekziston një dosje e bardhë apo me ngjyrë tjetër për të, të zbardhet e gjitha. Unë besoj që vetëm rruga ligjore e ndan gënjeshtrën nga e vërteta! Duke parë diskurin e Metës besoj që ai drejt saj mund të shkojë. Deklaratat politike vet-shtojnë mjegullën”, tha Gjekmarkaj. Për momentin Ilir Meta po mundohet të ruajë qetësinë, por duket se nuk e fsheh dot shqetësimin nga një pakt mes socialisteve dhe demokrateve që nuk i binden Sali Berishes. “Partia e Lirisë do të votojë çdo nismë që synon transoarencën, për çështjet e ish-sigurimit të shtetit, për çështjet e të kaluarës, për çështjet e dekomunistizimit dhe për çdo çështje tjetër. Por partia e lirisë është shumë e qartë se problem numër 1 i vendit është dekorruptimit, dhe në radhë të parë dekorruptimi i opozitës e cila përdoret nga maxhoranca për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni galopant”, tha Ilir Meta. Po a do të jetë nisma e demokratëve të Bashës dhe e Socialistëve e mjaftueshme për të larguar nga politika Berishën, kjo mbetet për tu parë. Gjithsesi, ish-kryeministri Berisha dhe lideri i demokratëve e ka pranuar publikisht që ka qenë anëtar i Partisë së Punës, ose siç njihej ndryshe në atë kohë, me “teserë komunisti”. Në propozimin e paraqitur në Parlament nuk përfshihet kjo klauzolë, por duket se synimi mbetet që në çdo formë, tashmë edhe ligjore të synohet edhe largimi i Berishës me ligj nga politika.

Lexo edhe :  Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

Partia e Lirisë: Nuk do pushojmë, në gusht lum denoncimesh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka emëruar Brisida Shehajn, Koordinatore Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë. Në një konferencë për shtyp, teksa foli për zhvillimet në vend dhe rajon, kreu i Partisë së Lirisë paralajmëroi një stuhi të vërtetë denoncimesh gjatë muajit gusht në lidhje me vjedhjet dhe korrupsionin e qeveritarëve në vend. Meta njoftoi se nesër do të jetë edhe konferenca e parë. “Nuk ka pushime në gusht, qeveria vërtetë pushon, por vjedhja jo. Vazhdon kudo, në Dogana, Tatime. Dua t’u bëj publike se bashkë me z. Nesho kemi vendosur që Briseida Shehaj të jetë Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit dhe të drejtojë punën e strukturave në nivel qendror dhe vendor, që gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve dhe të përfshirjes së gjithë qytetarëve dhe sidomos atyre nëpunësve me integritet që janë dëshmitarë të këtyre vjedhjeve të rënda që po ndodhin çdo ditë. Nesër do të kemi konferencën e parë”. Meta theksoi se Partia e Lirisë ka mision kryesor dekorruptimin e shtetit, qeverisjes dhe opozitës. “Por Partia e Lirisë është shumë e qartë se problemi numër një i vendit sot është dekorruptimi. Në radhë të parë, dekorruptimi i opozitës, e cila përdoret nga mazhoranca për shashka për të hequr vëmendjen nga korrupsioni. Misioni kryesor i Partisë së Lirisë sot është dekorruptimi i shtetit, i qeverisjes dhe i vetë opozitës”, tha Meta.

Shërbimet online/ Vasili letër drejtueses së AKSHI-t: Po bie shteti

 

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i është drejtuar AKSHI-t me një kërkesë për informacion lidhur me shërbimet publike online.

Vasili ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, letrën e dërguar AKSHI-t ku i kërkon informacion nëse është identifikuar agresori që ka kryer sulmin kibernetik dhe nëse janë fshirë apo kopjuar të dhëna nga databaza e këtij institucioni.

Sipas Vasilit, gjendja paraqitet tepër e rëndë me shërbimet publike online dhe miliona të dhëna gjenden në kaos dhe me mundësi shfrytëzimi për qëllime kriminale. “Si deputet i jam drejtuar me Keerkesee Zyrtare peer Informacion drejtueses see AKSH-it lidhur me sheerbimet publike on line. Gjendje paraqitet tepeer e reendee me sheerbimet publike on line dhe miliona tee dheena gjenden nee kaos dhe me mundeesi shfryteezimi peer qellime kriminale. Qindra milion euro tee shpenzuara peer digitalizimin e sheerbimeve publike dhe sistemi on line u shemb nee pak oree dhe kjo eeshtee pak tee thuash skandal shumee i reendee dhe praktikisht reenie e  shtetit.

 

 

 

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV