Igli Tare sakrifikon Hysajn/ Anësori kuqezi humbet edhe besimin e trajnerit Sarri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lazio vijon fushatën e transferimeve duke afruar në kryeqytet 7 lojtarë, por në këtë pikë të merkatos janë të detyruar të shesin pasi trajneri Sarri kërkon edhe një anësor të majtë. Sipas Corriere dello Sport, Elseid Hysaj është i sakrifikuari i parë, pasi anësori kuqezi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit, kjo në fakt u pa qartë edhe sezonin e fundit.

Problemi është se për Hysaj nuk ka shumë oferta, më saktë vetëm Valencia ka shfaqur interesim, por klubi spanjoll ka vështirësi ekonomike, deri në këtë pikë nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete. Lazio është gati ta lë të lirë Hysaj edhe falas në mënyrë që të lirohet nga paga e tij, fundja Tare e mori nga Napoli po shpenzuar asnjë qindarkë.

Sarri kërkon në kryeqytet Emerson Palmieri, por më parë duhet larguar një lojtar, detaje këto që mund të sjellin një bashkim të Hysaj me ishin trajnerin e tij Gennaro Gattuso.

Jo vetëm Hysaj, edhe Nedim Bajrami mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve. Sipas La Gazzetta dello Sport, Fiorentia as që ka ndërmend të heq dorë nga fantazisti kuqezi, janë të gatshëm të paguajnë kesh për të blerë kartonin e tij nga Empoli.

Të fundit

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione....

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit duke korrigjuar frazën referuar Sali...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Lajme të tjera

Web TV