Irani kërcënon Shqipërinë/ Mediat britanike japin alarmin: Do të godasë me raketa…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta Britanike Daily Express, të cilës i referohet Top Channel, i ka dedikuar një shkrim kërcënimit që i vjen Shqipërisë nga Irani si pasojë e strehimit të opozitës MEK.

Sipas kësaj gazete, Irani ka lëshuar një kërcënim të frikshëm se do të godasë me raketa balistike kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrsit. Ky lajm fillimisht është shpërndarë nga agjencia e lajmeve Fars News Agency thotë Daily Express e Londrës.

Në këtë artikull nuk përmendet se kush nga udhëheqësit e Iranit e ka bërë këtë kërcënim. Sipas Daily Express kërcënimi për të sulmuar muxhahidinët e MEK do të kryhet përmes raketave balistike dhe dronëve.

Fars News Agency e lidh këtë kërcënim me nevojën e një hakmarrje, pasi bën përgjegjës MEK për vrasjen e 17.000 iranianëve, përmes atyre qe i quan si akte terroriste të opozitës, 3000 anatarë të së cilës strehohen në Shqipëri.

Për arsye sigurie një javë më parë u anullua takimi vjetor i MEK ku ishin ftuar si folës edhe disa senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Në shtator të vitit 2016 Agjencia shtetërore Iraniane e Lajmeve, “ParsToday” paralajmëroi Shqipërinë se ndodhet në prag lufte, për shkak të pranimit të grupit të muxhahedinëve, të shpallur armiq nga Teherani.

Agjencia e krahasonte pranimin e muxhahedinëve nga Shqipëria, të njëjtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluar”.

“Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, rrace, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahidinët janë armiq të shtetit të Iranit“, shkruante Pars Today./ Top Channel

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV