Coronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish në të gjithë botën. Shifrat flasin për 2,610 të vdekur dhe 79.356 të infektuar në të gjithë botën.
Kështu, vetëm në Kinë edhe 150 persona të tjerë kanë ndërruar jetë ndërsa sipas Komisioni Kombëtar të Shëndetit Kinez numri i të vdekurve në të gjithë vendin tashmë është 2,582.
Me përjashtim vetëm të një rasti, të gjitha vdekjet kanë ndodhur në provincën Hubei, ku është edhe epiqendra e këtij virusi.
Sa i përket vendeve të tjera përveç Kinës, numrin më të lartë të vdekjeve e ka Irani me tetë të tilla, pastaj Koreja e Jugut me 7 vdekje nga coronavirusi, Japonia dhe Italia me nga katër. Ndërsa Hong Kongu ka pasur dy jetë të humbura nga coronavirusi.
Ndërkaq, vendet si Filipinet, Tajvani dhe Franca kanë regjistruar vetëm nga një vdekje prej coronavirusit.