Shifrat/I trembemi Coronavirusit, por vrasjet bëjnë kërdinë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kronikat e vrasjeve janë bërë thuajse të përditshme në Shqipëri.

Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se në vitin 2018 u regjistruan 2.3 viktima për çdo 100 mijë banorë të vendit, duke shënuar kështu një rritje me 15 për qind në krahasim me një vit më parë.

Për sa i përket numrit të viktimave nga trafikimi i qenieve njerëzore për vitin 2018 u regjistrua 3.3 viktima për 100 mijë banorë. Ky tregues në raport me një vit më parë shënoi një rënie prej 10.8 për qind.Një tjetër tregues i këtij objektivi është edhe numri i të padënuarve në totalin e të burgosurve.

Sipas INSTAT në 2018 rreth 41.8 për qind të të burgosurve në Shqipëri nuk kishin marrë një dënim. Krahasuar me një vit më parë ky tregues nuk kishte ndonjë ndryshim. Në botë përqindja e të burgosurve të mbajtur në paraburgim pa vendim final ka mbetur pothuajse konstante në dekadën e fundit, në 31 për qind të të gjithë të burgosurve. Kjo normë është rreth 10 pikë përqindje më e ulët se në Shqipëri.

Rreziku ndërkombëtar nga vrasjet, dhuna ndaj fëmijëve, trafikimi i qenieve njerëzore dhe dhuna seksuale është i rëndësishme për t’u adresuar dhe për të promovuar shoqëri më paqësore dhe gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm

Për të trajtuar këto sfida dhe për të ndërtuar një shoqëri më paqësore, gjithëpërfshirëse, duhet të ketë ligje më efikase dhe transparente të vendosura dhe buxhete gjithëpërfshirëse, realiste të qeverisë. /Monitor/

Të fundit

“Irani nuk do të dorëzohet kurrë!”

Në fjalimin e tij të parë që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit, Udhëheqësi Suprem i Iranit,...

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport, transferimi i 27-vjeçarit është në...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top...

Lajme të tjera

Web TV