Ngjarja e Himarës/ Reagon për herë të parë Mirela Kumbaro: Jonada, u prehsh në paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka reaguar për herë të parë pas tragjedisë së një dite më parë në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u përplas nga një gomone e cila drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Kumbaro bën thirrje që drejtësia të bëjë punën e saj, duke theksuar se dënim maksimal duhet të jepet për këdo që thyen ligjet dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete.

“Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë! Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe”, ka shkruar Kumbaro.

Kujtojmë se reagimi i ministres Kumbaro vjen ndërsa shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë ditën e nesërme, ku do të kërkohet shkarkimi i Kumbaros, Gledis Nanos dhe Bledi Çuçit.

Vendi ynë u trondit një ditë më parë, pasi Arjan Tase pjesë e radhëve të policisë goditi me gomone 7-vjeçaren e cila po lahej në breg të detit.

Prokuroria thotë se do kërkojë arrest me burg për akuzën e vrasjes nga pakujdesia ashtu si e ka referuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Lexo edhe :  “Opozita e mundi Bashën, e mbaroi misionin e saj”, Gazetari: Protesta është e plogësht

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV