Vrasja e shqiptarit në Itali/ Sipas hetuesve dikush duhet ta ketë urryer shumë viktimën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjetur vrasësin e Shefki Kurtit, 72-vjeçarit shqiptar që u gjet i copëtuar në Itali, hetuesit duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve: Pse dhe ku u vra i moshuari?

Por gjithashtu ku e copëtoi vrasësi kufomën e 72-vjeçarit shqiptar të gjetur në Adigetto më 28 korrik.

Inspektimet e ekspertëve të mjekësisë ligjore vijojnë, ndërsa shtëpia e shqiptarit në Badia Polesine është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në banesën e cila ndodhte në via Ghirardini 78, sipas burimeve nga grupi hetimor, po kërkohen gjurmë gjaku.

Pas një kontrolli fillestar, ushtarët e Risit do të kthehen sërish për të bërë kontrolle të tjera.

Hetuesit po kërkojnë gjurmë gjaku pasi copëtimi i një trupi kërkon gjakderdhje të madhe. Është e pamundur që vrasësi të pastronte vendin e ngjarjes nëse trupi do të ishte copëtuar atje ku u gjetën gjymtyrët.

Duket se vrasja nuk është kryer nga një profesionist.

Kufoma e gjymtuar u gjet disa ditë pas zhdukjes së 71-vjeçarit më 24 korrik.

Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Aq sa u gjet koka dhe dukej qartë edhe një tatuazh në lëkurën e të moshuarit, elementë që lejuan menjëherë të afërmit ta njihnin.

Megjithatë mbetet ende mister vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme.

Sipas dëshmisë së fëmijëve, Alketa dhe Arben, Shefkiu nuk kishte armiq.

Por, sipas hetuesve italianë dikush, në realitet, duhet ta ketë urryer shumë Shefki Kurtin, deri në atë pikë sa ta vrasin pa mëshirë, duke bërë trupin copa-copa dhe më pas duke e hedhur në kanal me shpresën se nuk do të gjendej kurrë.

Autopsia duhet të zbulonte edhe armën e vrasjes si dhe atë të përdorur për copëtimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra, mund të jetë një sharrë rrethore.

Lexo edhe :  E qëllimshme apo aksidentale?/ Motorët e Air India me 270 viktima u fikën nga pilotët

Hetuesit po gërmojnë jetën e viktimës dhe familjes së tij dhe financat e 71-vjeçarit, të cilat rezultojnë se janë mesatare. Pra, pyetja që po i mundon hetuesit është se cili do të ishte motivi që armatosi dorën vrasëse?

Të fundit

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një...

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

Lajme të tjera

Web TV