J Balvin ‘elektrizon’ “Sunny Hill Festival”, del në skenë me flamurin e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në natën e dytë të “Sunny Hill Festival” që u mbajt mbrëmë (e premten) në skenë u ngjit ylli latin me famë botërore, J Balvin.

Artisti i famshëm nga Kolumbia performoi hitet e tij më të njohur ndërsa nuk munguan edhe momentet e veçanta që shënuan performancën e tij.

Në një moment gjatë perfromancës, krijuesi i hitit “In Da Getto” mbajti në duar flamurin e Kosovës teksa edhe u dëgjua të thotë: “Të dua” në shqip.

Balvin-emri i vërtetë i të cilit është Jose Alvaro Osorio Balvin njihet për hitet të shumta si : In Da Getto, Mi Gente, Agua, Rojo dhe “Un Dia” që e solli në bashkëpunimin me yllin shqiptar, Dua Lipa.

Dua e cila performoi në natën e parë të festivalit ishte e pranishme në publik për të ndjekur nga afër koncertin e J Balvin dhe u pa duke bërë shqiponjën me krenari para turmës.

Ajo ka dokumentuar natën e mbrëmshëm duke postuar video të shumta në llogarinë e saj në Instagram nga atmosfera e krijuar në parkun e Gërmisë.

Autorja e hitit “New Rules” gjatë ditës së djeshme u nderua me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Ndërkohë, sot (e shtunë) në natën e tretë të festivalit performon reperi britanik, Skepta për të vazhduar në natën e fundit me DJ-në amerikan, Diplo.

@usernamenotfound.36

J Balvin at Sunny Hill Festival 🇽🇰🫶🏼 #jbalvin #kosovo #sunnyhillfestival2022

♬ original sound – agnesaramax

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV