Gledis Nano inspekton plazhin me dylbi, ultimatum vartësve: Tani mos toleroni askënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektoi vetë me dylbi gjatë ditës së sotme gjendjen e sigurisë në plazhin e Shëngjinit teksa shkoi atje për t’u dhënë porosi vartësve që të zbatonin ligjin.

Nano, i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Lezhës, Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

“Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, tha Nano, ndërkohë që pas ultimatumit ndaj vartësve mori vetë dylbitë për të parë se çfarë ndodhte në plazhin e Shëngjinit.

Të fundit

Nico Williams mashtroi Barcelonën! Klubi tani i rikthehet fiksimit të vjetër

Për të dytën verë rresht, Nico Williams "gënjen" Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur...

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi sot...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Lajme të tjera

Web TV