“Një recital hapës”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e parë e sezonit të ri futbollistik na dhuroi disa ndeshje fantastike. Futbolli i klubeve filloi më në fund dhe tashmë do të luhet në një mënyre intensive dhe pa pushime deri në nisjen e “Kupës së Botës Katar 2022”.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

E përditshmja franceze “L’Equipe” e hap ditën me një titull kushtuar parizienëve “Një recital hapës”. Për ndeshjen e tyre të parë të sezonit të Ligue 1 2022-2023, lojtarët e PSG patën një festival të vërtetë në Stade Gabriel Montpied me një fitore të madhe 5-0. Neymar Jr vazhdoi vrullin e tij duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime kurse Messi shënoi dy gola dhe dhuroi një assist.Prima Pagina L'Equipe 07/08/2022

“E ardhmja e garantuar” është titulli i madrilenes “AS”, duke iu referuar talentave që Reali ka në përbërje dhe që padyshim janë yjet e së ardhmes.Prima Pagina AS 07/08/2022

Katalanasja “Mundo Deportivo” ka shkruar për merkaton e katalanasve “Marcos Alonso pranon”.
Barça do të paguajë rreth 8 milionë euro për mbrojtësin, nënshkrimi i gjashtë, i cili do të firmosë për 2 vjet dhe me një vit shtesë rinovim si opsion.

“Sfidë e trefishtë” është titulli i prestigjozes spanjolle “Marca”. Benzema mund të mposht Raulin me gola (323) në Helsinki, të barazojë me Genton (23) në tituj dhe të fitojë trofeun e tij të parë si kapiten i Real Madridit.Prima Pagina Marca 07/08/2022

“La Gazzetta dello Sport” hapet me përballjen mes dy milanezëve dhe shkruan “Milan, je i bukur”. Goleada në testin e miqësores ndaj Vicenzës me rezultat 6-1. De Ketelaere gjithashtu bëri debutimin e tij.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 07/08/2022

“Inter, çfarë shuplake” ka shkruar “Corriere dello Sport”. Për gjashtë ditë debutimi në Serie A dhe skuadra nuk po funksionon. Interi humb 4-2 kundër Villarrealit me një mbrojtje rrëshqet.Prima Pagina Corriere dello Sport 07/08/2022

Lexo edhe :  Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

“Tuttosport” hap ditën si zakonisht me një titull kushtuar bardhezinjve “Kostiç, Eintracht hap derën”. Tashmë Eintracht Frankfurt pret ofertën për Kostiç dhe është e gatshme ta lejojë lojtarin të largohet në rast se vjen shifra e duhur.Prima Pagina Tuttosport 07/08/2022

Të fundit

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën...

Vrasja e dezertorëve, Stalini shpall Urdhrin nr. 227: “Asnjë hap pas!”

28 korrik 1942 – Lufta e Dytë Botërore: Nga Leonard Veizi Filmi “Enemy at the Gates”, - ku interpreton aktori i famshëm britanik Xhud Lo,...

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon...

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Lajme të tjera

Web TV