Çfarë i premtoi trajneri Tuchel sulmuesit shqiptar Broja, që e bindi të qëndrojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomas Tuchel i ka dhënë garanci Armando Brojës se ai do të ketë minuta këtë sezon në “Stamford Bridge” në rast se qëndron me Chelean. Sipas “Football.London”, trajneri gjerman i ka premtuar sulmuesit 20-vjeçar se atij do t’i jepet një shans për t’u bërë pjesë e formacionit të Çelsit këtë vit.

I njëjti burim lajmi konfirmon se talenti i kombëtares shqiptare nuk do të largohet. Broja, produkt i akademisë së bluve të Londrës, bëri të flitet shumë për të pas sezonit pozitiv i huazuar te Sauthemptoni.

Tuchel e aktivizoi edhe në 15 minutat e fundit në javën e parë të Premier Ligës të shtunën në fitoren 1-0 kundër Evertonit. Londinezët shpresojnë që Broja të jetë motivuar për të qëndruar dhe luftuar në “Stamford Bridge” pas bisedës me teknikun që i ka shpjeguar planin e tij për këtë sezon.

Pas largimit të Timo Wernerit drejt Leipzig dhe Lukakut drejt Interit më herët, shanset për hapësira në sulmin e Chelseas janë shtuar.

Broja nuk pritet të jetë një titullar në javët e para të këtij sezoni, por ai është paralajmëruar që të jetë gati për të marrë përgjegjësi në sulmin e Chelseas kur t’i besohen minuta.

Dhe energjia që tregoi pasi hyri në fushë kundër Evertonit është diçka që Tuchel mendon se skuadra e tij ka nevojë. Sulmuesi krijon hapësira dhe është shumë i vlefshëm me depërtimet e tij në krah, pavarësisht se ai nuk është sulmuesi 9 tipik për të cilin Chelsea ka nevojë në këto momente.

Por, klubi ka besim te potenciali i tij dhe e do në skuadër këtë sezon, ndonëse shumë prej klubeve të Premier Ligës janë të interesuar për shërbimet e tij. Evertoni, një nga klubet e interesuara duket se nuk do të heqë dorë kollaj.

Lexo edhe :  Krahu i majtë i mbrojtjes, Mendy i ngelet në “derë” Realit

Mediat angleze raportonin një ditë më parë se pasi “Toffees” siguruan shërbimet e mbrojtësit të Wolves-it Kodi të hënën dhe mesfushorit belg Amadu Onana dje (33 mln paund), për sulmin objektivi është Broja dhe bisedimet me klubin londinez vazhdojnë.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV