Futbollisti 23-vjeçar heq dorë nga karriera dhe i shpëton jetën mamasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një futbollist 23-vjeçar me origjinë nga Kroacia ka hequr dorë nga karriera e tij futbollistike për t’i shpëtuar jetën mamasë së tij.

Robert Peric-Komsic është një sulmues kroat me perspektivën e një karriere të mirë përpara. Por për të futbolli tani për tani i përket të kaluarës pasi atij iu desh t’i jepte një pjesë të madhe të mëlçisë nënës së tij.

Peric-Komsic luan për Cibalia, në kategorinë e dytë kroate, që nga viti 2020. Disa muaj më parë ai u përball me sëmundjen e rëndë të nënës së tij Liliana, e cila kishte nevojë për një transplant të mëlçisë. Roberti vendosi të linte gjithçka që kishte ndërtuar deri në atë moment për t’i kthyer nënës së tij dashurinë që i kishte dhuruar. Ai i dha asaj 70% të mëlçisë duke iu nënshtruar një operacioni transplantimi në një klinikë të specializuar në Stamboll.

Liliana, jeta e së cilës ishte në rrezik, aktualisht është shumë mirë tani dhe djali i saj është gjithashtu mirë dhe mëlçia po rigjenerohet. Roberti pas operacionit thotë:

Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe shërimi. Falë Zotit që të dy jemi mirë tani dhe nëna ime më në fund ka marrë një jetë të re pas 13 vitesh luftë të vështirë.

Para operacionit, sulmuesi nuk kishte asnjë garanci se mund të vazhdonte karrierën e tij futbollistike:

Nuk më interesonte kjo. Kisha një pasqyrë plotësisht të qartë të rrezikut, por futbolli ishte pas meje. Misioni im ishte i qartë të bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte më pak e rëndësishme ose krejtësisht e parëndësishme. Në këtë histori nëna ime është një heroinë më e madhe se unë. Zoti e ruajtë atë që ka kaluar në 13 vitet e fundit. Ajo ka pasur tre transplantime të mëlçisë, jeta e saj ishte në rrezik, stomaku i mbushej me ujë dhe ishte çështje ditësh … Në kohën kur mësova se të gjitha opsionet e tjera nuk ishin në gjendje, unë paketova valixhet dhe fluturova për në Stamboll.

Operacioni ishte i mundimshëm, zgjati disa orë, dhe pasi u zgjua nga anestezia, lojtari mori mesazhe të shumta mbështetjeje nga e gjithë bota në celularin e tij:

Lexo edhe :  Sherre mes tifozëve të Tottenham dhe United, anglezët “kthejnë përmbys” Bilbaon
Është e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura për të përshkruar atë që ndjej. Falenderoj të gjithë ata që na dhanë forcë shtesë në atë betejë. Në thelb nuk ka nevojë të flas për heroizëm, unë bëra atë që besoj se do të bënte kushdo që u rrit në një familje punëtore. Nëna ime më dha jetë dhe unë ia zgjata asaj…

Të fundit

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pas një akuze për një incident...

DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Në...

Kuvendi rinis punimet/ Të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në...

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur akuza...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari...

Lajme të tjera

Web TV