Emigrantët e parë pakistanezët gati të punojnë në fasoneritë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritet që 20 pakistanezë të vijnë në Shqipëri dhe të jenë ndër të parët që do të punojnë në industrinë vendase të fasonit. Florian Zekja nga Unioni i Fasonistëve ka bërë të ditur për mediat se marrëveshja, nuk është arritur ende, por po bisedohet përmes konsullatës në Romë, sepse konsullata e Pakistanit në Shqipëri nuk përgjigjet.

Ai thotë se punonjësve të huaj do t’u sigurohet si ushqimi, ashtu edhe fjetja dhe kjo nuk do të jetë kosto shtesë, sepse “emigrantët prioritet kanë punën dhe janë punonjës të sigurt, që nuk mungojnë dhe të përgjigjen edhe të shtunë e të diel, plus që ata do të paguhen disa-fish më shumë se ç’marrin në vendin e tyre”.

Përmes një ligji të miratuar pak ditë më parë në parlament , Shqipëria ka vendosur t’jua bëjë më të lehtë emigrantëve të huaj që të punojnë.

Rroga e punonjësve të huaj mendohet të jetë rreth 160 dollarë në muaj.

“Industria jonë e fasonit ka nevojë për 10-12 mijë punëtorë. Boshatisja e vendit po na përball me mungesë burimesh njerëzore. Por ky është një cikël normal në vendet që janë drejt zhvillimit. Unë kam shkuar në Bullgari e Rumani. Mosha mesatare e punonjësve atje është 50 vjeç sepse 40 % e tyre janë larguar për një të ardhme më të mirë drejt vendeve të zhvilluara. Siç ne jemi në kërkim të punonjësve të botës së tretë, të cilët do të zgjedhin të vijnë në Shqipëri për një pagë më të lartë” – ka bërë të ditur Zekja”.

Ai thotë se ligjet për “Shtetësinë” dhe “Për të huajt” të miratuara në parlament që lehtësojnë marrjen e fuqisë punëtore nga vendet e botës së tretë, janë lehtësi për ndërmarrjet shqiptare që vuajnë për burime njerëzore.

Lexo edhe :  Zgjedhjet, ky është parashikimi i "Fjala.al" për shpërndarjen e mandateve

Për Zekjan kjo është pjesë e një cikli që po kalojnë të gjitha vendet e lindjes që po vuajnë aktualisht për fuqi punëtore.

Projektligjet e miratuara më 19 dhjetor përshpejtojnë dhënien e shtetësisë të huajve dhe shkurtojnë kohën për dhënien së lejeve të punës për shtetasit e huaj.

Të fundit

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, kush parti kryeson

Edhe në bashkinë Përmet tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas asaj që raportohet, si rezultat forcë...

Dash Sula: 4 gjëra e kanë varrosur Partinë Demokratike në këto zgjedhje

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e...

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme” PS thirrje komisionerëve: Respektoni ligjin

PS i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën e numërimit të votave deri në fund për të...

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 470 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste dominon me...

Drejt mandatit të katërt, PS fiton një tjetër bashki

Në bashkinë Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Edhe në këtë bashki fituese është Partia Socialiste me një rezultat të thellë, prej...

Lajme të tjera

Web TV