Meta ngre stekën politike: Në shtator qeveri teknike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se do të bashkëpunohet me opozitën dhe shoqërinë civile për të sjellë ndryshimin. Ai ka premtuar se në shtator do të ketë qeveri teknike duke i besuar “popullit të 2 marsit”. Gjithashtu akuzoi qeverinë se ka manipuluar dokumentet autoritetit të dosjeve për të provuar si ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Si Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë një opozitë të pandalshme në këtë gusht të nxehtë. Ditën e djeshme Ilir Meta ka dalë sërish në një konferencë për median ku ka prekur disa çështje dhe i është rikthyer asaj të Autoritetit të dosjeve, duke nxjerrrë pasazhe nga kz institucion. Meta dha një lajm të mirë për ata që janë në opozitë dhe presin që të marrin qeverinë. Ilir Meta u shpreh se në shtator fillojnë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike. Ai shtoi se dita e referendumit në Shqipëri është shumë e afërt dhe do të bëjë të mundur rikthimin e demokracisë në vend. “Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita. Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi një problem që pakica qeveris, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lirë”, tha Meta.

Qeveri teknike

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se do të bashkëpunohet me opozitën dhe shoqërinë civile për të sjellë ndryshimin e vonuar në këtë qytet. Ai ka shtuar se janë të pashpresë të gjithë ata që mendojnë se mund të ndalin ortekun e ndryshimit. “Bashkë me opozitën dhe shoqërinë civile do të realizojmë një transformim të shpejtë edhe pse të vonuar dhe është një lëvizje tektonike e pandalshme dhe triumfi i vlerave më të mira të kombit e shoqërisë tonë është i pashmangshëm. Janë të pashpresë të gjithë ata që besojnë se mund të ndalin këtë ortek të jashtëzakonshëm, sepse kanë vënë në diskutim të ardhmen e kombit për shkak jo vetëm të korrupsionit ku janë zhytur, pengmarrjen ku ndodhen në shërbim të qarqeve të ndryshme që duan të dominojnë vendin tonë përmes kësaj klike të korruptuar”, tha Meta.

Bashkëpuntor sigurimi

Ilir Meta akuzoi qeverinë se ka manipuluar dokumentet autoritetit të dosjeve për të provuar si ai ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit. Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se ky manipulim ka ndodhur në kohën ku ai ushtronte ende mandatin e Presidentit të Republikës duke nënvizuar se autorët do të mbajnë përgjegjësi. “Unë që sot të mbledhin Parlamentin, do shkoj vetë në parlament, tre kartela më duhen mua me vete që t’i nxjerr atje dhe ata t’i sjellin të gjithë anëtarët e autoritetit të manipulimit të dosjeve. Të sjellin dhe A.L etj, por kjo nuk është çështja më e rëndë ku është impilikuar Edi Rama në kapjen e shtetit që e ka bërë në shërbim të agjenturave armiqësore kundër Republikës së Shqipërisë, të agjenturave armiqësore. Se e merr email A.H e çon andej te vetja e sjell prapë këtu në mënyrë anonime gjoja në emër të miqve amerikane që na paskan ruajtur këto sekrete të papara për Ilie Metën. Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një agjende antikombëtare. Që sot të mblidhet Parlamenti se në shtator kemi gjëra shumë më të mëdha e të rëndësishme pasi të qetësojmë dhe Linditën që ti bëjë pushimet më mirë. Me Ilir Metën këto nuk shkojnë”, tha kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference për shtyp.

Lexo edhe :  “Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Krijimi i monolpoleve

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit. Ai ka akuzuar qeverinë për krijimin e monopoleve në të gjitha fushat duke shkatërruar konkurrencën e ndershme si dhe duke shkaktuar rritjen e papunësisë dhe varfërisë. Për ta ilustruar këtë, Meta mori si shembull çmimin e peshkut në Durrës, ku sipas tij kushton më shtrenjtë edhe se në Kosovë. “Pse kushton më shumë një pjatë peshk në Durrës sesa në Kosovë. Sepse kudo, edhe në fushën e peshkimit, janë interesa të mbyllura, të lidhura personalisht me Edi Ramën, të cilët i ndryshojnë ligjet sipas interesit. Duke hequr licencat, duke penguar konkurrencën. Dhe shumë familje që jetojnë me këtë aktivitet, por njëkohësisht janë kërcënim edhe për fabrikat e përpunimit. Kudo monopole në çdo fushë, bëjnë që të kemi këtë ekonomi kaq të mbyllur, me çmime kaq të larta dhe me këtë pamundësi për të përballuar varfërinë në gjithnjë e në rritje”, u shpreh ndër të tjera Meta.

 

Edi Rama prezanton projektin 3D të portit të ri të Durrësit

 

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit që hap rrugën për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale projektin 3 D se si do të duket ai së shpejti. Kreu i qeverisë e konsideron këtë projekt si ndër më të mëdhenjtë ku do të investohen më shumë se 2 miliardë dollarë. “Me kënaqësinë e hedhjes së një hapi vendimtar dje, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, që hap rrugën drejt procedurës parlamentare për kontratën historike për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës, falë një investimi prej mbi 2MLD USD, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV