Politikani britanik ngre alarmin: 1 në 10 fëmijë janë shqiptarë, imagjinoni pas 5 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit, Britania duket më shumë se kurrë duket e shqetësuar për qëndrimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë, kalimin e tyre përmes La Manshit, dhe ndikimin në demografinë e vendit.

Së fundmi, pas një sërë raportesh, ka reaguar edhe Nigel Farage, ish-politikani i ekstremit të djathtë britanik, mirëpo deklarata e tij ka shkaktuar zemërim në mediat sociale, veçanërisht në Twitter.

“Tani që një në dhjetë prindër të lindur të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, ua pret mendja se si do jetë ky raport në pesë vjet?”, shkroi ish-kryetari i UKIP.

Postimi i Farage citon organizatën në Mbretërinë e Bashkuar Migration Watch, e cila iu referua një artikulli të Daily Mail që thoshte se “Shqiptarët janë ndër prindërit më të shpeshtë për të lindurit nga jashtë në Britanisë së Madhe për herë të parë”.

Farage viziton shpesh rajonin, veçanërisht në Serbi.

Në një video të publikuar tre ditë më parë, Farage tha gjithashtu se shqiptarët që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez për të hyrë në Angli nuk ishin “njerëz të varfër të dëshpëruar” siç media kryesore si BBC “po përpiqet t’i portretizojë ata”. “Jo, ata janë djem të rinj dhe shumë prej tyre në fakt janë goxha agresivë,” tha ai.

Farage, 58 vjeç, drejtoi partinë e krahut të djathtë UKIP dhe më vonë partinë Brexit deri në vitin 2021.

Të fundit

Xhaferraj për Berishën: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon dot Ramën kurrë

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është...

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Lajme të tjera

Web TV