U arrestua sapo u kthye nga Anglia, jepet masa e sigurisë për Sokol Boden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar 11 gusht në Berat, pas 5 vitesh arrati ka dalë mëngjesin e kësaj së shtune përpara Gjykatës së Posaçme  për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg si dhe  dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij, nga shkalla e parë.

Pas dhënies së gjeneraliteteve përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj ish shefit të Dhërmiut vazhdimin masës së sigurimit ‘arrest me burg’.

Ai u arrestua në Berat mbrëmjen e 11 gushtit e më pas u transportua për në Tiranë.

Bode në prill u dënua me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike e grup kriminal.

Sokol Bode kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Britania, ku qëndronte i fshehur pas shpalljes në kërkim dhe dënimit në mungesë për përfshirje në trafik droge. Ai u shpall fajtor pasi SPAK e akuzonte si bashkëpunëtor të grupit të Habilajve.

Bode i hetuar në të njëjtën dosje me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe ish drejtorin e policisë Vlorë Jaeld Çela të dy të dënuar me nga 3.4 vite burg.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV