Ancelotti i thur elozhe: Mourinho zgjoi qytetin e fjetur të Romës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma, Juve, Inter e Milan, Carlo Ancelotti, në një intervistë për mediat italiane analizoi disa nga ekipet më të rëndësishme përpara startit të Serie A, ku Roma për të do të jetë surpriza e bukur, por vetëm kaq:

“Roma është forcuar shumë. Nuk po them se do të luftojë për titull, por sigurisht ka zhvilluar një fushatë të rëndësishme transferimesh”, theksoi Ancelotti duke u ndalur më pas tek efekti Mourinho:

“Me Mourinho-n kam një raport të mirë prej kohësh, shkëmbejmë mesazhe dhe komplimente. Të thuash që Roma është për titull do të thotë të shtosh edhe më shumë presionin në një ambient që është i karikuar. Mourinho ka bërë një punë të madhe në aspektin taktik duke fituar Confernece League, por edhe në aspektin psikologjik duke zgjuar entuziazmin e një qyteti. Roma është një skuadër që mund të luaj për pjesën e sipërme të klasifikimit. Juve, Inter e Milan për momentin janë përpara”, u shpreh Ancelotti.

Të fundit

Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë/ Nacionalizëm primitiv dhe akt racist!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në Facebook ndaj thirrjeve...

Bankers pagoi mediat për të mos sjellë kamera, dalin përgjimet

Pas skandalit të Bankers, dosja e prokurorisë tregon edhe një një tjetër skemë se si një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor...

Spanjollët i kapin vetë emigrantët që mbërrijnë me gomone dhe i dhunojnë

Një skenë e pabesueshme u regjistrua të dielën pasdite në plazhin Sotillo, në zonën Castel de Ferro të Granadës, kur një varkë që mbante...

BE heq dorë nga hakmarrja, pezullon tarifat anti-Trump

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave doganore hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti...

Indi/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Uttarakhand, viktima dhe 50 të zhdukur

Zyrtarët indianë thanë të martën se një breshëri reshjesh shkaktoi përmbytje të menjëhershme në shtetin verior të Uttarakhand, duke rrënuar një fshat në Himalaje. Të...

Lajme të tjera

Web TV